Borati në fund të viteve 1990 ishte Christo, një reporter nga Shqipëria. Por, thuhet se lufta në Kosovë dhe empatia ndaj viktimave shqiptare të Kosovës, ndikoi tek ai për ta ndryshuar këtë karakter në Borat – në gazetarin “më të famshëm të Kazakistanit”. Fatmirësisht, sepse shqiptarët nuk do ta kishin të lehtë t’i bindnin të tjerët se Shqipëria nuk është ajo që ai e përshkruan. Mos të harrojmë se pas premierës së filmit të vitit 2006, “Borat: Cultural Learnings of America for Make Benefit Glorious Nation of Kazakhstan”, Ambasada e Kazakistanit në ShBA ka paguar miliona dollarë marketing. Madje, u mbajt një konferencë shtypi për të demantuar përshkrimet që filmi ia jep Kazakistanit. Por, interesim më të madh zgjoi kundërpërgjigja e Boratit -konferenca ku ai demanton pretendimet e tilla duke i quajtur propagandë e Uzbekistanit armiqësor. Në fakt, sot ai e ka mundur Kazakistanin. E bëri të shkojë hapave të tij, meqë ky shtet tash i adapton frazat e tij si formë marketingu: “Kazakhstan, very nice”.
Filmin “Borat Subsequent Moviefilm”, është filmi më i përfolur i ditëve të fundit në media. Është qesharak e këtë duhet ndërlidhur me atë që Nora Ephron ka thënë për dy tradita të komedisë: tradita e krishterë dhe tradita hebraike. Por, të ndalemi tek e dyta.
Në vitin 1978, revista “Time” shkruan se 80 për qind e stand-up komedianëve në ShBA janë hebrenj. Kjo sikur vërteton atë që profesori hebre i filozofisë, rob në një kamp përqendrimi, ia thotë një studenti të Filozofisë, një ushtari nazist që ka në dorë fatin e tij e që akuzon se të gjitha të këqijat vijnë nga hebrenjtë. “Psikanaliza? Relativiteti? Krishterimi…? Ka madje nga ata që thonë se edhe humori u shpik nga hebrenjtë”, reagon profesori (citat nga filmi “Mi ricordo Anna Frank”). Në fakt, barsoletat më të vjetra janë regjistruar në tokat që lidhen me historinë e hebrenjve, si Sumeria apo Egjipti i lashtë. Ndërkaq, emrat më të mëdhenj të komedisë së shekullit XX janë hebrenj. Vëllezërit Marx, Carl Reiner, Mel Brooks, Jerry Lewis, Peter Sellers, Woody Allen, Larry David, Andy Kaufman, Jerry Seinfeld… E, në shekullin XXI, dominon Sacha Baron Cohen.
Vlen të ndalemi te Andy Kaufman, që njihet si anti-komedian, meqë krijoi humor nga gjërat që nuk janë qesharake, po madje irrituese. “A ka ndikuar Andy në komedi? Jo. Sepse askush nuk bëri atë që bëri ai”, ka thënë Reiner për të. Në filmin “Man on the Moon”, Kaufmanin e luan Jim Carrey. Duke përdorur Metodën me të cilën më së shumti identifikohet Daniel Day-Lewis (“Method Acting” – teknikë e aktrimit që në një mënyrë nënkupton shumë ushtrime dhe analiza, derisa aktori të krijojë një indentifikim emocional me karakterin që luan), ai tjetërsohet. Gjatë gjithë xhirimeve ndjehet si njeri tjetër. Si Kaufmani. Një tallës, në çdo moment.
Tjetërsime të tilla, në karaktere të ndryshme, nuk i bën kush si Sacha Baron Cohen (Ali G, Borat, Bruno, apo gjashtë karakteret tjera tek “Who Is America?”), që komedinë e çoi në një nivel tjetër, duke përfshirë në të njerëzit e rëndomtë e shpeshherë të famshmit, të dijshmit e të fuqishmit.
Coheni është hebre. Për këtë popull është interesante të jepen këto statistika. Ata paraqesin 0.2 për qind të popullatës botërore, por kanë fituar 170 çmime Nobel. 41 për qind të çmimeve Nobel për Ekonomi janë fituar nga ta; 28 për qind në Mjekësi; 26 për qind në Fizikë; 19 për qind në Kimi; 13 për qind në Letërsi; 9 për qind për Paqe… Ajo që duhet thënë tash është se, siç e ka thënë edhe shkenca, humori lidhet me inteligjencën. Prandaj, Cohen është inteligjent, ndaj bën gjëra unike. Por, është edhe i guximshëm, sepse nuk është fare e lehtë që një inteligjent të tjetërsohet në aq shumë karaktere, secili më i “injorant” se tjetri, për të shpërfaqur nivelin e të famshmëve, po edhe anët e errëta të shoqërisë perëndimore.
Në këtë aspekt, vlen të shihet filmi i radhës me karakterin Borat, sepse është humori më inteligjent e më origjinal i ditëve të sotme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
RUSËT
Shprehja dhe artisti
ZJARRI I PERËNDIVE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur