LAJMI I FUNDIT:

Shprehja dhe artisti

Shprehja dhe artisti

Nga: Oscar Wilde
Përktheu Vasil Gjymshana

Besoj se në fillim Zoti bëri një botë të veçantë për çdo njeri dhe në atë botë, e cila ndodhet brenda nesh, njeriu duhet të kërkojë të jetojë. Sigurisht nuk kam nevojë t’ju shpjegoj sa gjë fluide është mendimi për mua – si dhe për ne të gjithë – dhe çfarë substance të paqëndrueshme kanë emocionet tona, megjithatë, unë shoh një lloj arratie të fundit, drejt së cilës, përmes artit mund të përparoj.


Jeta e burgut e bën tjetrin t’i shohë njerëzit dhe gjërat sikurse janë me të vërtetë. Kjo është arsyeja që e bën njeriun të kthehet në gur. Njerëzit jashtë gënjehen nga iluzionet e një jete në lëvizje të përhershme. Ata rrotullohen me jetën dhe kontribuojnë në pavërtetësinë e saj. Ne që jemi të palëvizshëm shohim dhe dimë.

Unë e kam “pastruar brendinë time nga shumë materiale të rrezikshme”. Nuk kam nevojë t’ju kujtoj se vetëm shprehja është për artistin mënyra më e artë dhe e vetme e jetës.