LAJMI I FUNDIT:

Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi tregon se si ia dha një mijë dollarë Arif Vladit ndërsa e quan “matrapaze” Adelina Ismailin

Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi tregon se si ia dha një mijë dollarë Arif Vladit ndërsa e quan “matrapaze” Adelina Ismailin

Një debat i madh virtual është zhvilluar gjatë këtyre ditëve mes artistëve Adelina Ismaili dhe Arif Vladi.

E gjitha nisi nga një deklaratë e Adelinës në emisionin e saj “Tete a Tete”, ku deklaroi se këngëtari Vladi është paguar për të kënduar Marshin e UÇK-së.


Ndaj deklaratave të tilla ka reaguar vet interpretuesi i marshit, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Pas akuzave të Arif Vladit se ka dëgjuar muzikë serbe, Adelina Ismaili nuk ndalet: Çka dëgjoj unë është punë e imja, fol ti a je paguar?
Lexo po ashtu Pas akuzave të Arif Vladit se ka dëgjuar muzikë serbe, Adelina Ismaili nuk ndalet: Çka dëgjoj unë është punë e imja, fol ti a je paguar?

E teksa po vazhdon debati mes tyre, kësaj radhe një tjetër person është përfshirë në këtë ngjarje.

Ish-kreu i LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës), Ibrahim Kelmendi, në një status të gjatë në rrjetin social Facebook, nuk e ka përjashtuar faktin që Vladit i janë dhënë një mijë dollarë, për shpenzimet e këngës së marshit.

“E vërtetë absolute është se prapa Muzeut kombëtar në Tiranë, në lokalin „Çaplinë“, në prani edhe të Vëllait Tënd, në mars 1998, më kë fol për dëshirën dhe nevojën që të bëhet një këngë dedikuar UÇK-së. Vëllain Tënd, që në ato kohë ofronte shërbimin taksist, e kishim angazhuar për 50 US$ në ditë që të na shërbënte, meqë ndienim siguri dhe ishte më praktike. Dhe në kuadër të atij komunikimi ke thënë se duhet një pagesë simbolike për autor të tekstit, për kompozitorin dhe për studion ku do inçizohej kënga. Unë e kam mbajt mend se t’i kam dhënë vetën 1.000,- US$, edhe pse ke thënë se realizohet me 500 US$. Ishte një „investim“ simbolik për një këngë me dobi të madhe, dhe prandaj nuk ke pse ndihesh mercenar, e as i fyer, sepse ato mjete janë dashur për tekst, kompozim e studio. Fatkeqësisht, ka qenë e vërtetë, gjithashtu, unë isha skeptik dhe nuk e parashikoja dot rëndësinë e këngës që kishe planifikuar Ti…”, ka shkruar ndër të tjerash Kelmendi.

Foto: Ibrahim Kelmendi/Facebook

Por më e çuditshmja është fakti se ai nuk ka mbajtur anën e askujt, pasi në disa rreshta më poshtë nuk ka hezituar ta quajë “matrapaze” këngëtaren Imsaili, për ndezjen e një debati të tillë.

“KEQARDHJE për këtë keqkuptim fare të panevojshëm mes nesh – që e ka provokuar matrapazja Adelina Ismaili! Do të ishte fisnike t’ua pamundësoje disa tifozëve zagarë, të mos më shanin e fyenin, pa ua bërë asnjë faj, Ty as atyre”, ka shkruar ai.

Kelmendi e ka cilësuar këtë ngjarje si një keqkuptim të krijuar mes artistësh, duke akuzuar kryesisht Adelinën për krijimin e këtij debati. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori