LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 79% e qytetarëve mendojnë se nuk ka stabilitet politik në Kosovë, 71% të gatshëm të dalin në zgjedhje këtë javë

Sondazhi nga Pyper: 79% e qytetarëve mendojnë se nuk ka stabilitet politik në Kosovë, 71% të gatshëm të dalin në zgjedhje këtë javë

Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar anketimin e radhës.

Qytetarët përmes këtij anketimi janë pyetur nëse ata shohin në Kosovë stabilitet politik apo jo.


Në pyetjen “A mendon se ka destabilitet politik në vend?”, pjesa dërmuese e të anketuarve (79%) janë shprehur “po”.

Vetëm 18% e të anketuarve mendojnë se ka stabilitet politik në vend, ndërsa 18 % nuk janë të sigurt nëse ka destabilitet politik në Kosovë.

Sondazhi nga Pyper: 76% e qytetarëve mendojnë se politikanët janë përfshirë në vjedhjen te Thesari
Lexo po ashtu Sondazhi nga Pyper: 76% e qytetarëve mendojnë se politikanët janë përfshirë në vjedhjen te Thesari

Të pyetur nëse do të ishin të gatshëm për të dalë në zgjedhje parlamentare nëse ato do të mbaheshin këtë javë, 71% e qytetarëve janë shprehur se do të dalin në zgjedhje, 15% e tyre nuk do të dilnin në zgjedhje ndërsa 14% nuk janë të sigurt.

Gjatë këtij anketimi pjese dërmuese e qytetarëve janë shprehur të lodhur nga qeverisjet jetëshkurtra dhe se një pjesë e madhe mendojnë se qeveritë afatshkurta nuk mund të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre.

Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e detajuara të anketimit të Pyper.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori