LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 76% e qytetarëve mendojnë se politikanët janë përfshirë në vjedhjen te Thesari

Sondazhi nga Pyper: 76% e qytetarëve mendojnë se politikanët janë përfshirë në vjedhjen te Thesari

Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar anketimin e radhës.

Qytetarët janë pyetur për skandalin e fundit që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit.

Në pyetjen kryesore “A janë të përfshirë politikanët në vjedhjen nga Thesari i Shtetit?, shumica dërrmuese e të anketuarve (76%) iu vënë faj politikanëve.

19% e të anketuarve nuk kanë pasur mendim për këtë ngjarje, ndërsa vetëm 5% e qytetarëve mendojnë se politikanët nuk janë të përfshirë në këtë vjedhje.

Mbi gjysma e të anketuarve (60%) nuk janë ndjerë të befasuar kur kanë dëgjuar për këtë ngjarje në Thesarin e Shtetit, ndërsa 40% janë befasuar me këtë skandal.

Sondazhi nga Pyper: 43% e qytetarëve mendojnë se shkarkimet e fundit nga Hoti janë “kapje e shtetit”, 10% mendojnë “çkapje e shtetit”
Lexo po ashtu Sondazhi nga Pyper: 43% e qytetarëve mendojnë se shkarkimet e fundit nga Hoti janë “kapje e shtetit”, 10% mendojnë “çkapje e shtetit”

73% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është duke shënuar rritje në Kosovë, ndërsa në një pyetje tjetër 58% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se shtresa politike është përgjegjësi kryesor për korrupsionin në Kosovë.

Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e detajuara të anketimit të Pyper.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori