U ngjitën në majë të Empire State për të dhënë një mesazh, arrestohet çifti


Një çift i guximshëm u ngjit të mërkurën në antenën e ndërtesës Empire State dhe shpalosën një banderolë rreth "fuqisë së dashurisë" dhe paqes, me sa duket si pjesë e një propozimi të guximshëm martese në lartësi të madhe — i cili u pasua shpejt nga arrestimi i tyre.
Alpinistët rusë, të cilët njihen me emrat Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus, ishin subjekt i dokumentarit të Netflix të vitit 2024 Skywalkers: A Love Story, i cili flet për romancën në lulëzim.
Të veshur me të zeza dhe me maska, por pa litarë, të dy u puthën lart antenës së rrokaqiellit të New Yorkut.
Banderola, me shkrimin "kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtet, bota njeh paqen", valëvitej nga struktura, e cila ngrihet 443 metra mbi qendër të Manhattanit.
Pasi qëndruan për pak kohë, të dy e morën flamurin dhe filluan të zbrisnin.
Dy alpinistët u arrestuan për hyrje me dhunë në ndërtesë, rrezikim dhe akuza të tjera.
Ndryshe, Skywalkers: A Love Story ndjek Beerkusin dhe Nikolaun, ndërsa ata ngjiten shpesh pa leje në struktura të larta, ndonjëherë duke u paraqitur si punëtorë ndërtimi për t’u futur fshehurazi.
Nuk ishte e qartë se si dyshja fitoi akses në antenën e Empire State Building, e cila ngrihet shumë mbi zonat publike të ndërtesës 102-katëshe. /Telegrafi/







































