LAJMI I FUNDIT:

Messi është i uritur, 900 ditë pa shënuar në El Clasico

Messi është i uritur, 900 ditë pa shënuar në El Clasico

Lionel Messi është lojtar që thyen rekorde më lehtë se kushdo tjetër dhe ai këtë e ka bërë nga fillimet e karrierës së tij.

Por argjentinasi ka një rekord të padëshiruar që dëshiron ta heq atë menjëherë këtë të shtune.


Barcelona dhe Real Madrid takohen sot në Camp Nou me fillim nga ora 16:00 në El Clasicon e parë për edicionin 2020/21.

Kapiteni i Barçës në këtë takim hynë për të vetmin qëllim, që të shënoj gol pasi tanimë kanë kaluar shumë ditë nga goli i fundit ndaj Real Madridit.

Kanë kaluar 900 ditë kur Messi ka shënuar golin e fundit përballë Real Madridit dhe që nga ajo kohë argjentinasi ka luajtur në pesë takime.

Ishte maji i vitit 2018 kur Messi shënoi për herë të fundit në El Clasico, në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou e që përfundoi në barazim 2-2.

Goli i fundit i Messit ndaj Real Madridit në barazimin 2-2 në Camp Nou në maj të vitit 2018.

Marca shkruan se forma e Messit është duke ardhur tu u rritur dhe ai është shumë i uritur për t’i shënuar Realit në El Clasico.

Messi nga ana tjetër është futbollisti që ka shënuar më së shumti në histori të El Clasicos me 26 gola dhe sigurisht që ai është rreziku kryesor i madrilenëve në këtë pasdite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori