LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni më i mirë i javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll

Java e shtatë në elitën e futbollit kosovar ka qenë javë me disa derbi.

Ballkani ka arritur të mposhtë kampionin në fuqi të Kosovës, Dritën me rezultat të pastër 2-0.


Derbi i madh është zhvilluar edhe në Drenas, ku u përballën dy ish-skuadrat kampione Feronikeli e Prishtina.

Kryeqytetasit kanë arritur fitore të madhe në udhëtim me rezultat 1-2, teksa në udhëtim fitoi edhe Arbëria 0-1 te Drenica.

Besa ka befasuar Llapin duke e ndalur në barazim 2-2, teksa baras përfundoi edhe takimi në Gjilan mes Gjilanit dhe Trepçës ’89 0-0.

Telegrafi si çdo javë sjell formacionin më të mirë të javës në elitën e futbollit kosovar.

Portieri:

Është viti i dytë në Kosovë, por portieri afrikan Prince po shkëlqen edhe në Mitrovicë. Ai ka qenë ndër më meritorët që Trepça ’89 mori një pikë nga udhëtimi në Gjilan. Prince bëri disa ndërhyrje fantastike duke shpëtuar skuadrën e tij pa pësuar gol.

Mbrojtja:

Kësaj radhe vjen me katër, ku në krahun e djathtë vendoset Besnik Krasniqi i pakalueshëm në takim me Feronikelin. Në të majtë është vendosur Labinot Ibrahimi, që ka rikthyer formën e viteve të kaluara tek Arbëria dhe po shkëlqen me skuadrën e vendlindjes së tij.

Egzon Sinani nuk është llogaritur si titullar te Ballkani, por në këto xhirot e para ka shkëlqyer duke befasuar të gjithë me formën e tij. Përkundër që ka konkurrencë të jashtëzakonshme, Sinani po luan për mrekulli dhe ka zënë vend në formacionin bazë . Edhe ndaj Dritës ai ishte më i miri në mbrojtje.

Së bashku me Sinanin është edhe Gentian Muça i Prishtinës. Qendërmbrojtësi bëri punë të madhe në defensivë, teksa shënoi edhe golin e parë për Prishtinën në fitoren 1-2 në Drenas.

Mesfusha:

Endrit Krasniqi ka qenë fantastik për Prishtinën në përballje me Feronikelin. Mesfushori ka organizuar gjatë gjithë ndeshjes, teksa shënoi edhe golin e fitores nga penalltia. Përkrah tij si mesfushor qendror është Muharrem Jashari që po kalon nëpër një formë të mrekullueshme. Kapiteni i ‘Xehetarëve’ shkëlqeu edhe në takim ndaj Gjilanit, duke dominuar në mesfushë.

Në krahun e djathtë të mesfushës është Almir Kryeziu, ku falë harkimit të tij në zonë detyroi Genc Hamitin të shënoj autogol dhe t’i sigurojë skuadrës së tij tri pikë të mëdha.

Ermal Krasniqi ka qenë i jashtëzakonshëm ndaj Dritës, duke bërë që mbrojtësit e kampionit të mos e ndalonin në asnjë moment në krahun e majtë. Krasniqi ishte fantastik me depërtimet e tij, teksa asistoi në dy golat e shënuar nga Mirlind Daku.

Ardit Tahiri ka vazhduar me formë të mirë te Besa e Pejës, teksa ishte më meritori që skuadra e tij barazoi 2-2 me Llapin.

Mesfushori i avancuar asistoi tek goli i parë, teksa shënoi të dytin në minutat e fundit për t’i dhuruar një pikë të madhe skuadrës së tij.

Sulmi:

I padiskutueshëm është në këto shtatë xhirot e para të Superligës së Kosovës. Fjala është për Mirlind Dakun i cili ka vazhduar shkëlqimin edhe ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, Dritës.

Gjilanasi shënoi dy gola për skuadrën e tij në fitoren 2-0 ndaj Dritës. Vlen të përmendët se me dy golat ndaj bardhekaltërve, Daku ka shkuar në kuotën e 14 golave këtë edicion në Superligë pas shtatë ndeshjeve.

Trajneri i javës:

Ismet Munishi nuk qëndroi më shumë se 20 minuta në bankë në fitoren ndaj Dritës, pasi u përjashtua me karton të kuq nga Genc Nuza. Megjithatë Munishi ka arritur që me taktikat e tij ta dominojë gjatë gjithë ndeshjes kampionin në fuqi ku në fund mori fitore me rezultat të pastër 2-0. Kjo ecuri fantastike e Ballkanit sigurisht që është për meritë të trajnerit prishtinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori