LAJMI I FUNDIT:

Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico

Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico

Trajneri Ronald Koeman ka publikuar listën me 23 lojtarë të ftuar për ndeshjen El Clasico të Barcelonës ndaj Real Madridit, ku vërehet rikthimi i mbrojtësit Jordi Alba nga lëndimi.

Barcelona e pret Reali në Camp Nou në El Clasicon e parë të sezonit 2020/21 që zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.


Përgatitjet e katalunasve janë kryer tashmë dhe ekipi i Koeman është gati për përballjen e tyre ndaj rivalëve të mëdhenj nga kryeqyteti spanjoll.

El Clasico sipas numrave, 10 statistikat që duhet të dini përpara përballjes të së shtunës
Lexo po ashtu El Clasico sipas numrave, 10 statistikat që duhet të dini përpara përballjes të së shtunës

Trajneri holandez, Koeman ka publikuar tashmë listën me 23 lojtarë të ftuar, me mbrojtësin Alba që është rikuperuar me kohë për t’u përfshirë në skuadër.

Marc-Andre ter Stegen nuk është ende gati të përfshihet në skuadër pasi i është nënshtruar një operacioni në gju në gusht, megjithëse ai ka filluar stërvitjet në fushat në terrenin e Barcelonës.

Dy lojtarë të tjerë që Koeman nuk i ka në dispozicion janë Matheus Fernandes dhe Samuel Umtiti.

Tetë lojtarët që mund të debutojnë në El Clasico për Barcelonën – disa prej tyre kanë lënë përshtypje të mëdha në këtë fillim
Lexo po ashtu Tetë lojtarët që mund të debutojnë në El Clasico për Barcelonën – disa prej tyre kanë lënë përshtypje të mëdha në këtë fillim

Lista e lojtarëve të ftuar nga Koeman:

Portierë: Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas

Mbrojtësit: Sergino Dest, Sergi Roberto, Gerard Pique, Clement Lenglet, Ronald Araujo, Jordi Alba, Junior Firpo

Mesfushorët: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Miralem Pjanic, Carles Alena, Riqui Puig, Philippe Coutinho, Pedri

Sulmuesit: Antoine Griezmann, Ansu Fati, Lionel Messi, Martin Braithwaite, Francisco Trincao, Ousmane Dembele

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori