LAJMI I FUNDIT:

Tetë lojtarët që mund të debutojnë në El Clasico për Barcelonën – disa prej tyre kanë lënë përshtypje të mëdha në këtë fillim

Tetë lojtarët që mund të debutojnë në El Clasico për Barcelonën – disa prej tyre kanë lënë përshtypje të mëdha në këtë fillim

Barcelona mund të ketë disa lojtarë të ri të shtunën, pasi tetë prej tyre vetëm kanë filluar të luajnë dhe mund të jenë në fushë përballë Real Madridit.

Për një futbollist të ri, të jesh në gjendje të luash në një ndeshje të tillë është plotësim i ëndrrave, por shumë pak e imagjinojnë atë në realitet, veçanërisht gjatë dekadës së fundit kur ekipet në të dy klubet ishin kaq të kompletuara dhe plot cilësi.


Tani megjithatë, ekziston një shkallë e pa parashikueshmërisë për të dy ekipet, pasi nuk mund të jemi të sigurt se kush do të luajë.

Marca ka shkruar për lojtarët më të mirë që kanë ardhur në këtë vetë te Barca e që mund të luajnë të shtunën.

Ai aktivizohej vetëm në Copa del Rey dhe shansi që Neto të përfshihet në një EL Clasico ishte pothuajse zero, megjithatë me Marc-Andre ter Stegen që mori një dëmtim, ai pritet të jetë në portë të shtunën.

Amerikani sapo ka mbërritur dhe kjo do të jetë një nga ato ndeshjet që ai do të mbajë mend për një kohë të gjatë, qoftë një aspektin pozitiv apo negativ.

Jordi Alba po nxiton të kthehet për të luajtur, por siç qëndrojnë gjërat, do të jetë Dest ai që luajë nga fillimi.

Në parim, uruguaiani nuk do të jetë pjesë e planeve për formacionin startues të Ronald Koeman, pasi ai fillon ndeshjet me Clement Lenglet dhe Gerard Pique.

Nëse ndonjëri nga ata lojtarë pëson një dëmtim para ose gjatë ndeshjes, Araujo do të futet në lojë, pasi ai tani është mbrojtësi qendror si zgjedhje e tretë.

Firpo është ende pas Destit, madje edhe me amerikanin që luan në anën e kundërt, por ai disi mund të përfshihet në Clasico.

Nënshkrimi i Barcelonës në verë bëri përshtypje në fitoren e mesjavës ndaj Ferencvaros, duke kompletuar 92% të 80 pasimeve të tij, dhe ai mund të luajë në El Caslicon e parë.

Sergio Busquets dhe Frenkie de Jong që të dy janë në dispozicion, por Pjanic ka shumë përvojë në nivelin e lartë dhe e di se si duhet të luhen në ndeshje të tilla.

Para fillimit të sezonit LaLiga Santander, Koeman informoi Riqui Puig se nuk do të merrte shumë minuta në ekipin e parë, por lojtari vendosi të qëndrojë. Kjo i jep atij një rast.

Një nga ndjesitë e mira të ekipit aktual të Barcelonës, është 17-vjeçari po tregon se është jashtëzakonisht i aftë të luajë për Los Cules, pavarësisht ndeshjeve.

Koeman po i përgjigjet përpjekjeve të tij dhe i beson mjaftueshëm. Mbetet të shihet se a do të ketë minuta.

Një tjetër lojtar që përfitoi nga ndeshja e Ligës së Kampionëve me Ferencvarosin, Trincao ka entuziazmuar tifozët.

Pozicioni i krahut të djathtë me sa duket i përket Antoine Griezmannit, por forma e Trincao po e bën gjithnjë e më të vështirë punën për trajnerin holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori