LAJMI I FUNDIT:

Shtesat prej 300 eurove, FSSHK kërkon që në vendim të përfshihen të gjithë profesionistët shëndetësor dhe stafi mbështetës

Shtesat prej 300 eurove, FSSHK kërkon që në vendim të përfshihen të gjithë profesionistët shëndetësor dhe stafi mbështetës

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës,  ka thënë se nuk do t’i ndalë veprimet e tyre derisa të gjithë profesionistët shëndetësor dhe stafi mbështetës të marrin shtesat prej 300 eurove.

FSSHK në një reagim të bërë për media ka thënë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore, andaj duhet të merret me seriozitet kërkesa që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi, transmeton Telegrafi.


“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar me kohë ndaj Vendimit të Qeverisë se Republikës së Kosovës të datës 29.07.2020 në lidhje me aprovimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej treqind(300 €), për punëtorët shëndetësor në sektorin publik me të cilin vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.

FSSHK ka rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore, andaj duhet të merret me seriozitet kërkesa që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi, duke e plotësuar vendimin edhe me pjesën tjetër të stafit në pajtueshmëri të plotë me vartësit e institucioneve shëndetësore”, thuhet në reagim.

Më tej, FSSHK pohon se vendimi i Qeverisë për ndarjen e shtesave është diskriminues.

“Pas reagimeve të FSSHK-së, të adresuar tek të gjitha Institucionet relevante që ta kanë parasysh kërkesën tonë, kemi marrë njoftimin nga Instituti i Avokatit të Popullit se në bazë të neni 21.1. të Ligjit për Avokatin e Popullit është shqyrtuar Ankesa për diskriminim mbi kompenzimin në pagë të punëtorëve shëndetësor me Vendim të Qeverisë, të paraqitur me 28/09/2020, lidhur me pohimin për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur si të pranuar ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara”.

Në fund të reagimit thuhet se “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nuk do ti ndal veprimet, deri në arritjen e vendimit meritor për të gjithë profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin e shëndetësisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori