LAJMI I FUNDIT:

“Gladiatore me taka”, Kryemadhi: Familja më e rëndësishme se politika

“Gladiatore me taka”, Kryemadhi: Familja më e rëndësishme se politika

Monika Kryemadhi ka folur sot para nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë.

E shoqëruar nga Endrit Braimllari dhe Elona Guri, Kryemadhi tha se është një gladiatore në taka.


‘Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Fraksionin nuk e bëj për show. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem si grua, nuk jam burrë. Por beteja e Kryemadhit është një betejë që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zv.presidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera”, tha ajo.

Sipas saj, aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja, mund të shërbej njerëzve momentalë, raporton euronews.al.

“Normal që ndjej keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përfitime. Për mua familja është e rëndësishme. Në 30 vjet kam investuar që në FRESSH. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri.

Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por do të shikoj prioritet të tjera. Kam mbushur 50 vjeç. Jeta është shumë e gjatë, çfarë sjell minuta nuk e sjell sekondi’, shtoi Kryemadhi.