ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një veturë është përshirë nga flakët sot rreth orës 13:45, në rrugën “B”, në Prishtinë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi komandanti i batalioni të zjarrfikësave në Prishtinë, Muhamet Reqani i cili tha se zjarri është fikur nga ekipet e zjarrfikësve.


“Zjarri ka qenë në rrugën 'B' në një veturë. Zjarri është fikur nga ekipa reaguese e zjarrfikësve dhe nuk ka të lënduar", ka thënë Reqani.

Sipas kalimtarëve të rastit vetura është elektrike dhe zjarri ishte i menjëhershëm.

Telegrafi ka kontakuar edhe Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/