LAJMI I FUNDIT:

Cavani afër transferimit te Unitedi, zbulohet rrogat e të gjithë futbollistëve – De Gea mbret, Maguire i pesti

Cavani afër transferimit te Unitedi, zbulohet rrogat e të gjithë futbollistëve – De Gea mbret, Maguire i pesti

Manchester Unitedi thuhet se i ka ofruar sulmuesit Edinson Cavani një kontratë të majme për të siguruar shërbimet e tij përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Cavani thuhet se është në rrugë për të marrë një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë të raportuar prej 172 mijë funtesh në javë.


Uruguaiani ka tërhequr interes nga Benfica dhe Atletico Madrid të cilët nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për ish-sulmuesin e Paris Saint-Germain.

Manchester Unitedi në bisedime për të nënshkruar me Edinson Cavanin
Lexo po ashtu Manchester Unitedi në bisedime për të nënshkruar me Edinson Cavanin

Megjithëse duket se 33-vjeçari ka arritur marrëveshje me Unitedin i cili është i gatshëm të bëjë një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 9 milion funte apo rreth 10 milionë euro në vit.

Por, ku gjendet Cavani në krahasim me bashkëlojtarët e mundshëm te Unitedi sa i përket pagave?

David De Gea aktualisht është lojtari me pagën më të lartë në klub, pasi thuhet se fiton 350 mijë funte në javë apo 19.5 milionë funte në vit.

Paul Pogba është fituesi i dytë më i lartë me një marrëveshje 290 mijë funtesh në javë përpara francezit tjetër Anthony Martial, i cili fiton 250 mijë funte në javë.

Dyshja angleze Marcus Rashford dhe Harry Maguire fitojnë 200 mijë funte, respektivisht 189 mijë funte  në javë.

Lojtarët e dalë nga akademia, Scott McTominay dhe Mason Greenëood fitojnë 60 mijë, përkatësisht 40 mijë funte në javë.

Pagat e lojtarëve të Manchester United:

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori