Mësoni si mund t’i dalloni gazrat nga kontraktimet
Bebja në stomak shumë shpesh mund të përziejë gishtat e vet të vegjël në punën e sistemit digjestiv, transmeton Telegrafi.
E para, shfaqen të mbështjella mëngjesi. Hormonet ngadalësojnë procesin digjestiv, bebja krijon lehtë presion në abdomenin tuaj, andaj shumë lehtë mund të keni gazra të shpeshta, kapsllëk por edhe shumë probleme.
Dikur vërtet mund të jetë e vështirë të dalloni a është shkaktuar ajo situatë e pakëndshme me ardhjen e afërt të bebes në jetë (kontraktimet) apo është fjala vetëm për gazrat. Shikoni si ta identifikoni dallimin.
Shenjat të cilat i kanë kontraktimet
Kontraktimet janë ritmike. Krijohet një model i caktuar, në fillim shfaqen në çdo 4 – 5 minuta, pas një kohe bëhen më të forta.
Stomaku shtrëngohet. Lindja krijon kontraktime të fuqishme të muskujve të gjithë abdomenit. Shfaqet shtrëngim i pakëndshëm në stomak. Nëse stomaku bëhet i fortë me rastin e çdo dhembjeje, ato janë kontraktime, jo gazra.
Diçka ndodh atje poshtë. Kontraktimet mund t’i shoqërojnë edhe simptoma të tjera. Dikur shfaqet tajitje gjaku, shtohet sekrecioni, gjë që tregon që lindja po fillon.
Shenjat e kapsllëkut dhe gazrave
Dhembja është e mprehtë dhe e parregullt. Krahas kësaj mund të ndieni edhe fryrje në stomak.
Keni ngrënë ushqimin i cili shkakton gazra. Falë presionit të bebes në sistemin digjestiv, cilido artikull ushqimor mund të shkaktojë gazra.
Edhe pse disa artikuj janë shumë të shëndetshëm, siç janë brokoli dhe lulelakra, fasulja – mund të shkaktojnë gazra. Nëse ju krijojnë shpesh probleme, përpiquni që një ndonjë periudhë t’i eliminoni nga ushqimi.
Shkuarja në tualet krijon lehtësim. Është tipike, dhembjet për shkak të gazrave shumë lehtë zgjidhen kur shkoni në tualet. Nëse kjo ndihmon, do të thotë që bebja ende nuk do të dalë jashtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Urinimi në shtrat
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare
Çka ndodh kur narcisët bëhen prindër
Si të pastroni siç duhet qerpikët artificialë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit