LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand këshillon Unitedin që të bëjë edhe katër transferime tjera, përmend edhe emra

Ferdinand këshillon Unitedin që të bëjë edhe katër transferime tjera, përmend edhe emra

Rio Ferdinand i ka kërkuar Manchester United të bëjë edhe katër nënshkrime të tjera në afatin kalimtar për të qenë sfidues të vërtetë të trofeve.

Donny van de Beek mbetet nënshkrimi i vetëm i United gjatë verës dhe një marrëveshje për Jadon Sancho duket se ka ngecur.


Ole Gunnar Solskjaer udhëhoqi Djajtë e Kuq në vendin e tretë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por Ferdinand mendon se skuadra ka nevojë për përmirësim.

Neville këmbëngul që Manchester Unitedi ende ka nevojë për pesë transferime për të sfiduar titullin në Ligën Premier
Lexo po ashtu Neville këmbëngul që Manchester Unitedi ende ka nevojë për pesë transferime për të sfiduar titullin në Ligën Premier

“Po, unë do të thosha që pas van de Beek atyre u duhen ndoshta – nëse do të garojnë vërtet – tre ose katër transferime tjera. Lojtarë që mund të futen brenda dhe në të vërtetë të ndikojnë në ekipin e parë, në 11-shen titullare”, ka thënë fillimisht Fernandind për BBC Radio.

“Sergio Reguilon për të cilin po flasim, djali në Sevilla i cili është nga Real Madridi, u votua mbrojtësi më i mirë i majtë në La Liga, kredencialet i ka të vërtetë shumë të mira”.

“Në zonat e sulmit mendoj se nevojiten edhe një ose dy lojtarë shtesë. Një patjetër, ndoshta dy, janë të nevojshëm që mund të hyjnë dhe të ndikojnë në formacionin titullar”.

“Pastaj mendoj se është një qendërmbrojtës i nevojshëm. Kjo zonë, për mua, është vendi ku ka mungesë të ritmit të vërtetë dhe mendoj se skuadrat më të mira për momentin kanë një lojtar ose dy shumë të fortë në këtë repart”, përfundoi Ferdinand. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori