LAJMI I FUNDIT:

U hakohet ueb-faqja, Cruzeiro ‘prezantoi’ Lionel Messin

U hakohet ueb-faqja, Cruzeiro ‘prezantoi’ Lionel Messin

Tifozët e skuadrës Braziliane Cruzeiro kanë mbetur të shokuar të premten mbrëma, kur uebfaqja e tyre prezantoi Lionel Messin.

Njoftimi siç pritej nga të gjithë doli të ishte i rremë, pasi dyshohet se uebfaqja e tyre është hakuar dhe janë duke u zhvilluar hetime.


Të martën e kësaj jave, Messi i kishte dorëzuar Barcelonës një letër ku thuhej se e dëshiron largimin nga klubi në këtë verë.

Pas 20 vitesh qëndrimi në Camp Nou, 33-vjeçari nuk ishte i lumtur me punën që po bënë bordi i klubit në krye me Josep Maria Bartomeun.

Me të dëgjuar lajmin, në garë për transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë u futën skuadra si, Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain.

Barcelona refuzon të shesë lojtarin, mirëpo, klubet evropiane janë duke punuar në transferimin e tij. /Telegrafi/