LAJMI I FUNDIT:

Gazetari bjellorus publikon pamjet, thotë se ushtria serbe është parë në protestat në Bjellorusi

Gazetari bjellorus publikon pamjet, thotë se ushtria serbe është parë në protestat në Bjellorusi

Për disa ditë me radhë, pakënaqësia ka shpërthyer midis qytetarëve të Bjellorusisë, të cilët kanë ngritur zërin e tyre kundër regjimit të Aleksandër Lukashenko, presidentit të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata nuk duan të heshtin më dhe regjimi po bën gjithçka për të shuar protestat, por siç duket, po dështon.


Siç thuhet më tej, zemërimi i njerëzve është thjesht shumë i madh, ndaj pakënaqësitë e tyre u përshkallëzuan pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat u panë shumë parregullsi dhe vjedhje.

Për shkak të kësaj, një numër i madh i qytetarëve dolën në rrugët e Minsk, Brest, Grodno dhe qytete të tjera, ndërsa ushtria dhe policia e Bjellorusisë bënë gjithçka për të shuar me dhunë protestat.

Por çfarë bie në sy është një fakt i potencuar nga analisti bjellorus Franak Viacorka, sipas të cilit, të pranishëm, “në ndihmë të autoriteteve bjelloruse” u kishin shkuar edhe ushtarë serbë, përcjell Telegrafi.

Këtë pretendim të tillë, ai e ka ilustruar edhe përmes disa fotografive, që i ka publikuar në profilin e tij në Twitter.

“Kam bërë një hulumtim të vogël, duket se forcat speciale serbe ishin të pranishëm në Bjellorusi dhe se ata mund të merrnin pjesë në ‘prishjen’ e protestave në Bjellorusi. Ushtarë serbë janë parë edhe sot në Brest”, ka shkruar Viacorka në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Evropa
Kalo në kategori