LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19, të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar

Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19, të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar

Kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19.

Sipas Hotit, ndonëse kemi parashikuar që kjo fazë të vijë në vjeshtë, duket se qysh tash kemi hyrë në këtë fazë.


“Pritjet tona kanë qenë që fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut, kurba e rasteve të vjen duke rënë por siç duket, sikur po ndodh në regjion e në botë edhe ne po hyjmë në fazën e dytë të pandemisë dhe si duket që qysh tash kemi hy në këtë fazë”, tha Hoti, shkruan Telegrafi.

Kryeministri kërkoj të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar, që parasheh angazhimet e të gjitha ministrive përkatëse dhe institucioneve mbështetëse të nivelit qendror dhe lokal, si dhe angazhimin e sektorit privat.

“Kërkesa ime është që nga sot të aktivizohet plani i reagimit kombëtar, lus ministrin e Brendshëm që të marrë parasysh këtë kërkesë timen, dhe menjëherë të thërras në një takim të parë punues ekipin e nevojshëm, bartësit e institucioneve për të siguruar zbatimin në praktikë”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu kërkoj nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që të raportoj rregullisht në Qeveri për situatën me pandeminë, shkruan Telegrafi.

“E lus ministrin e Shëndetësisë që të kemi raport të rregullt javor në qeveri të detajuar për masat për zbatimin e tyre, e në veçanti për parashikimet e ekspertëve shëndetësorë për javët e muajt e ardhshëm sepse në bazë të saj ne do të marrim veprimet e nevojshme”, u shpreh Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori