LAJMI I FUNDIT:

Valencia synon transferimin e Enis Bardhit, shqiptari shihet pasues i kapitenit Parejo

Valencia synon transferimin e Enis Bardhit, shqiptari shihet pasues i kapitenit Parejo
Enis Bardhi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi është njëri nga nënshkrimet e mundshme të klubit të madh spanjoll, Valencia, në afatin kalimtar të verës. Bardhi mund të ndryshojë ambient dhe të nënshkruajë me Los Che.

Valencia tashmë ka njoftuar disa lojtarë se duhet të kërkojnë një destinacion të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk janë pjesë e planeve dhe njëri nga ta është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër, kapiteni Dani Parejo.


Mesfushori nga Madridi thuhet se do të largohet nga Mestalla këtë sezon për të liruar faturën e pagës së tij pasi ai është një nga lojtarët më të paguar në skuadër.

Enis Bardhi pjesë e yjeve në La Liga, shqiptari zë vend në formacionin e muajit qershor së bashku me Messin dhe Benzeman
Lexo po ashtu Enis Bardhi pjesë e yjeve në La Liga, shqiptari zë vend në formacionin e muajit qershor së bashku me Messin dhe Benzeman

Mediat spanjolle raportojnë se klubi i madh spanjoll tashmë ka gjetur pasuesin e kapitenit Parejo dhe ai është mesfushori shqiptar, Enis Bardhi.

Sipas futbolistos.es, Bardhi i Levantes është në një nivel të shkëlqyeshëm dhe Valencia tashmë u përpoq ta nënshkruante atë sezone më parë, por këtë sezon janë kushtet ideale për ta transferuar atë, pasi tani ka edhe përvojë në fushë.

Enis Bardhi duke festuar një gol në La Liga (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka kaluar tre sezone në La Liga dhe duket se është i gatshëm të bëjë një hap para në karrierën e tij sportive, në moshën 25-vjeçare dhe duket se është gati të luajë në një klub të madh.

Vlera e Bardhit në treg thuhet se është 20 milionë euro, por Valencia mund ta nënshkruaj atë për shumë më pak.

Lojtari shqiptar do të ishte i lumtur të vazhdonte në një nga ligat më të mira në botë, atë spanjolle dhe tek njëra nga klubet më të mëdha në këtë ligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori