LAJMI I FUNDIT:

Pas aterrimit në Tiranë, Thaçi niset për Kosovë

Pas aterrimit në Tiranë, Thaçi niset për Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është nisur për në Kosovë pas aterrimit të bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani.


“Pak minuta më herët Presidenti ateroi në aeroportin ‘Nëna Terezë’ pas qëndrimit në Hagë. Është kthyer në Aeroportin e Tiranës, dhe tani jemi rrugës për në Kosovë”, tha ai në Klan Kosova.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë, intervistimi i tij ka zgjatur katër ditë.

Presidenti Thaçi, pas përfundimit të intervistimit ka thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës.

Thaçi përfundon intervistimin katërditor në Hagë: Nëse Gjykata do të vlerësojë drejt, do të vijë në përfundim se nuk kam bërë krime lufte
Lexo po ashtu Thaçi përfundon intervistimin katërditor në Hagë: Nëse Gjykata do të vlerësojë drejt, do të vijë në përfundim se nuk kam bërë krime lufte

“Sapo përfundova dëshmin time para prokurorit të dhomave të specializuara. Më vjen shumë mirë që për katër ditë kisha mundësinë të jap dëshmitë për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës, dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres.

Gjatë këtyre katër ditëve, jam mundur të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës. Gjatë tërë kësaj periudhe kam qenë i shoqëruar nga avokati, përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, kemi pasur seanca produktive, tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dëshmitë e mija. Në rast se ata e bëjnë këtë në mënyrë profesionale ata lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë krim lufte”, kishte thënë Thaçi para mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori