LAJMI I FUNDIT:

Të infektuar me COVID-19 dolën në qytet, qytetarëve në katër komuna të Kosovës u dërgohet lënda në gjykatë

Të infektuar me COVID-19 dolën në qytet, qytetarëve në katër komuna të Kosovës u dërgohet lënda në gjykatë
Foto: Ridvan Slivova

Katër personave janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi megjithëse ishin pozitiv në testin për COVID-19, kishin dalur në qytet duke mos vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit të gjithë të ndaluarve u është iniciuar lënda në Gjykatë.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Shirokë, Malishevë e Gjakovë gjatë dy ditëve të fundit.


Madje në rastin e  ndodhur në Prishtinë, personi i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 ishte hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Detaje nga Raporti i Policisë:

Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është  iniciuar lënda.

Shirokë 14.07.2020 –11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur  rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Malishevë 14.07.2020 –09:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Gjakovë  13.07.2020 –21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Kalo në kategori