Edhe pse komuniteti i biznesit dhe qytetarët në vazhdimësi kanë kërkuar shtyrjen e kësteve për kredi edhe për tre muaj, Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerr një udhëzues për bankat komerciale që varësisht nga aftësia paguese e klientit të kenë mundësinë të bëjnë ri-programimin e kredive duke llogaritur edhe interesat. Ndërsa Qeveria e Kosovës vazhdon të heshtë dhe të mos i përkrah bizneset në mbulimin e interesave.
Ndryshe nga Kosova disa vende të tjera kanë mundësuar që të shtyhen sërish pagesat e kësteve të kredisë.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi thotë për KosovaPress se shtyrja e kësteve për kredi është e domosdoshme për bizneset, sepse sipas tij, kompanitë dhe qytetarët do të kenë vështirësi t’i paguajnë normat e interesit dhe këstet në këtë kohë pandemie.
Krasniqi thotë se bizneset janë në gjendje të rëndë, pasi që përballen me vështirësi për qasje në financa dhe kështu rrezikohen edhe të falimentojnë.
“Me fillimin e pandemisë bankat kanë ndërprerë edhe dhënien e kredive të rregullta, dhe ende nuk kanë filluar me dhënë kredi. Pastaj kërkesë është shtyrja e pagesave dhe kësteve për kredi, për ata që kanë nevojë. Por, kërkohet shtyrje të kësteve edhe për kamatat e tatimeve që është mese e nevojshme. Interesin për këtë shtyrje ta merr përsipër shteti dhe të mos i alokohet biznesit dhe qytetarëve, sepse me fillimin e pagesës bizneset dhe qytetarët do të kenë vështirësi shumë të mëdha të pagesës së kredive. Do të jetë një ngarkesë për biznesin si dhe do të rrezikohet edhe falimentimi i bizneseve dhe rritja e papunësisë”, thotë Krasniqi.
Në anën tjetër guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti thotë për KosovaPress se kanë bërë një zgjidhje më të mirë sesa që është shtyrja, e që është e veçantë me anë të një udhëzimi për ri-programimin e kredive.
Ai ka shtuar se bankat komerciale janë duke lëshuar kredi edhe në kohë të pandemisë.
“Kemi bërë një zgjidhje shumë më të mirë sesa që është shtyrja, e që është e veçantë marrë parasysh që kemi marrë edhe rekomandimet e FMN-së se si të veprojnë bankat gjatë pandemisë dhe pas pandemisë me qëllim që të përkrahin sektorin e ekonomisë në tërësi. Dhe në këtë kontest ne kemi përgatitë një udhëzim të cilin e kemi aprovuar dhe i kemi dërgua bankave si udhëzues, me qëllim që bankat varësisht nga aftësia paguese e klientit të kenë mundësinë të bëjnë ristrukturimin apo ri-programimin e kredive pa pasur nevojë për provizione shtesë. Prandaj, kjo është një benefit i dy anshëm si për bankat, për arsye se as për bankat nuk është inertes që të ketë kredi të këqija. Duke marrë parasysh që nëse rriten kreditë e këqija bankat duhet të ndajnë kapital për këtë. Por, njëkohësisht edhe për kompanitë që gjithashtu të paguajnë këstet sipas mundësive që i kanë ose nëse paraqitet nevoja edhe për grejs periudhë e kështu me radhë”, thotë Mehmeti.
Ai ka shtuar se BQK-ja ka qenë një ndër institucionet e para në vend që ka reaguar në pandemi dhe në koordinim edhe me shoqatën e bankave, janë shtyrë për tre muaj këstet nga 16 marsi deri më 16 qershor.
Ndryshe nga Kosova disa vende të tjera kanë mundësuar që të shtyhen sërish pagesat e kësteve të kredisë.
Në Shqipëri është dhënë mundësia që pagesat e kësteve të kredive të mund të shtyhen edhe tre muaj të tjerë, duke bërë një shtyrje për 6 muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë