LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arsenali blindon katër lojtarë të skuadrës

Zyrtare: Arsenali blindon katër lojtarë të skuadrës

Arsennali ka konfirmuar se David Luiz, Pablo Mari dhe Cedric Soarez kanë vazhduar kontrata, derisa edhe Dani Ceballos ka pranuar që të jetë pjesë e skuadrës deri në përfundim të këtij edicioni.

Mbrojtësi brazilian që u transferuar te The Gunners nga Chelsea ka vazhduar kontratën edhe për një vit, ndërsa braziliani dhe portugeze do t’u bashkohen me fillim të edicionit të ri.


Drejtori teknik Edu u shpreh: “Jam vërtet i lumtur që do të kemi këta lojtarë në skuadrën tonë për të ardhmen. Ata kanë qenë pjesë e planit teknik afatgjatë që Mikel (Arteta) dhe unë e kemi zhvilluar. Ata sjellin ekuilibrin e duhur për skuadrën tonë”.

“David është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për ne. Ai ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve tona këtë sezon dhe ka qenë i rëndësishëm për skuadrën. Kalimi i tij, komunikimi i tij me ekipin brenda dhe jashtë fushës. Ai i ndihmon të gjithë”.

“Me Pablo, të gjithë jemi të zhgënjyer që ai u lëndua në ndeshjen ndaj Manchester City. Që kur Mikeli mbërriti këtu ai po kërkonte një mbrojtës qendror që kishte këmbën e majtë. Ne me të vërtetë ishim të kënaqur me Pablon – sjellja e tij, mënyra e stërvitjes, mentaliteti i tij dhe cilësia e tij. Fatkeqësisht, ai e ka atë lëndim, por sigurisht që jemi vërtet të lumtur që e mbajmë atë për të ardhmen”.

“Cedric gjithashtu do të jetë një lojtar i rëndësishëm. Ai ka qenë i pafat me dëmtimet, por ai është afër të qenit gati dhe na jep më shumë forcë në pozicionin mbrapa. Ne jemi gjithashtu të kënaqur që Dani (Ceballos) do ta përfundojë sezonin këtu. Ai po jep një kontribut të mirë dhe ne mezi presim që ai të ketë një fund të fortë për sezonin”, ka thënë më tej drejtori teknik i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori