LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Gjilanit i lumtur me fitoren ndaj Vushtrrisë, kërkon që tifozët të rikthehen në stadiume

Trajneri i Gjilanit i lumtur me fitoren ndaj Vushtrrisë, kërkon që tifozët të rikthehen në stadiume

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani është shprehur shumë i lumtur me fitoren 3-0 ndaj Vushtrrisë në kuadër të javës së 35-të në Superligën e Kovës.

Gjilanasit ishin duke avancuar 1-0 nga pjesa e parë, derisa në të dytën shënuan edhe dy herë të tjera.


Mezani e përshkruajti ndeshjen ndaj Vushtrrisë si mjaftë të vështirë, mirëpo që djelmoshat e tij dhanë maksimumin.

Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me fitoren ndaj Vushtrrisë
Lexo po ashtu Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me fitoren ndaj Vushtrrisë

“Vushtrria nuk është një skuadër e lehtë për ta mposhtur, pasi që është një skuadër pa presion dhe me futbollistë të ri që kërkojnë të dëshmojnë vetën”, ka thënë Mezani për Super Sport Kosova.

“E morëm më stresuese pjesën e dytë, pasi që kundërshtari fitoi disa minuta terren, por me realizimin e golit të dytë morën gjërat nën kontroll dhe mbyllëm me sukses ndeshjen”.

“Ne luajmë për veten tonë natyrisht sepse jemi profesionistë por luajmë edhe për tifozët. Gjej rastin t’i falënderoj tifozët, pasi që na kanë mbështetur vazhdimisht”.

“Janë një forcë e madhe për ne vazhdimisht. I falënderoj për mbështetjen, pasi që janë lojtari i 12-të. Shpresoj që qeveria do të marrë një vendim të shpejtë për t’i lejuar tifozët të futen brenda stadiumeve. Tifozët mund të mbajnë distancën më shumë se në stadium, se të vendosen në objekte pranë stadiumit, pasi që e rrezikojnë edhe shëndetin e tyre”, ka përfunduar strategu i Gjilanit.

Gjilani gjendet në pozitën e dytë me 48 pikë, katër më pak se lideri Drita, gjersa Vushtrria është në të parafundit me 16 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

La Liga
Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Premier League
Kalo në kategori