LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës ia fillon edhe muzikës, publikon këngë në bashkëpunim me reperin shqiptar

Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës ia fillon edhe muzikës, publikon këngë në bashkëpunim me reperin shqiptar
Josip Drmic dhe Lumi sjellin këngën e re "Cinderella" (Foto: YouTube)

Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Lumi, ka prezantuar këngën e tij të re.

Ai këtë herë ka bashkëpunuar me sulmuesin e përfaqësueses së Zvicrës, Josip Drmic, teksa ky i fundit ka bërë edhe debutimin në skenën muzikore zvicerane.


“Cinderella” mban titullin kënga e tyre e re, ku artisti vjen me një interpretim në gjuhën shqipe ndërsa Drmic këndon në gjuhën angleze.

Josip Drmic dhe Lumi sjellin këngën e re “Cinderella” (Foto: YouTube)

Në një prononcim për Telegrafin, Lumi tregon se me muzikë ka filluar të merret që shumë vite por ka kënduar në gjuhën zvicerane.

“Unë prej disa vitesh merrem me rep, por kam kënduar në gjuhën zvicerane, amo tani kam filluar në gjuhën shqipe pasi tingëllon më ëmbël dhe kemi gjuhë të veçantë. Kam filluar të merrem me muzikë pasi qëllimi im është të lë gjurmë në këtë industri dhe të mbahem në mend për gjëra të mëdha”, ka thënë ai për portalin Telegrafi.

Më tutje, i njëjti tregon se si ka ardhur deri te bashkëpunimi me futbollistin e Përfaqësueses së Zvicrës.

“Me Josip Drmicin njihemi prej kohësh dhe kemi bërë këtë bashkëpunim, ku kemi marrë përkrahje shumë të madhe si nga futbollistët e Kombëtares së Zvicrës ashtu edhe nga artistët zviceran”, shton më tutje ai.

Në anën tjetër, Josip është futbollist i njohur në Zvicër i cili aktualisht luan te ‘Norwich City’ në Angli.

Ai po ashtu është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës ku ka miqësi të mirë me futbollistë shqiptarë që luan aty. /Telegrafi/

Josip Drmic dhe Lumi sjellin këngën e re “Cinderella” (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori