LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së 24-të në IPKO Superligë

Formacioni më i mirë i javës së 24-të në IPKO Superligë

Java e 24-të e para pas rikthimit të futbollit nga bllokada për shkak të pandemisë COVID-19 solli rezultatet befasuese dhe ndryshime në renditje.

Ballkani nuk është më lider në Superligë pas barazimit pa gola në shtëpi ndaj Drenicës, ndërsa Drita kalon në pozitën e parë pas fitores ndaj Flamurtarit (1-0).

Prishtina fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 8-1, ndërsa Gjilani barazoi me Trepçën ’89 në shtëpi 1-1. Feronikeli fitoi ndaj Vushtrrisë (3-1), ndërsa Llapi mposhti Dukagjini (4-1).


Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mirët e javës së 24-të duke i futur në një formacion.

Portier

Nëse Drenica ka dal me një pikë nga Suhareka, atëherë një nga më të merituarit është Arion Ymeri.

Portieri drenicas bëri disa pritje të mrekullueshme ndaj lojtarëve të Ballkanit, duke e merituar epitetin e më të mirit të javës.

 Mbrojtja

Faza mbrojtëse vjen me katër. Përparim Osmani bëri paraqitje shumë të mirë ndaj Ballkanit, duke zënë pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Në qendër janë Elvis Prençi dhe Lapidar Lladrovci që shënuan gola në fitoret e skuadrave të tyre.

Në të majtë është Shkëlzen Lushtaku, që së bashku me Osmani, paralizuan krahët e Ballkanit.

Mesfusha

Mesfusha vjen me pesë. Si fundor vend kanë zënë Kushtrim Gashi i Ballkanit i cili ishte më i mirë në fushë nga kjo skuadër dhe Muharrem Jashari i Trepçës ’89 që dominoi mesfushën e Gjilanit.

Më të avancuar janë Meriton Korenica që shënoi het-trik ndaj Ferizajt, Astrit Fazliu që ia siguroi fitoren Dritës dhe Valmir Veliun e Llapit, që ishte prej më të mirëve në fushë ndaj Dukagjinit.

Sulmi

Në sulm është i vetëm Arb Manaj. Top shënuesi i kampionatit gjeti rrjetën edhe në Gjilan, duke i dhënë Trepçës ’89 një pikë për mbijetesë.

Manaj deri më tani ka shënua 12 gola, ndërsa ishte rrezik për mbrojtjen e Gjilanit edhe në disa raste.

Trajneri i javës

Gani Sejdiu ka filluar ta gjejë ritmin me Drenicën. Ai mori një barazim me vlera të mëdha ndaj liderit Ballkanit.

Skuadra e tij ishte e disiplinuar dhe tregoi lojë të mirë, sidomos në mbrojtje.

Formacioni 

/Telegrafi/