LAJMI I FUNDIT:

Prishtina i afrohet kreut të tabelës me fitoren bindëse ndaj Ferizajt, Meriton Korenica realizoi het-trik

Prishtina i afrohet kreut të tabelës me fitoren bindëse ndaj Ferizajt, Meriton Korenica realizoi het-trik

Prishtina e ka mposhtur me rezultat bindës Ferizajn 8-1 në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Pas vetëm tetë minutash lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, bardhekaltrit kaluan në epërsi me anë të Meriton Korenicës.


Por, mysafirët nuk u dëshpëruar nga ky gol i hershëm dhe arritën t’i barazonin shifrat me anë të Altin Ibrahimi (18’).

Prishtinasit arritën që të rikthenin epërsinë me anë të Ahmed Januzit, që shënoi një gol të bukur në minutën e 30-të.

Pjesa e dytë filloi edhe më keq për ferizajasit që pësuar dy gola të shpejtë brenda një minute.

Fillimisht ishte Diar Miftaraj (46’), që shënoi për 3-1, ndërsa Korenica (47’) arriti të realizonte edhe golin e tij të dytë në këtë takim.

Meriton Korenica ishte tejet i disponuar për lojë dhe në minutën e 58-të arriti të realizoi het-trikun e tij.

Më pas, Prishtina fitoi një penallti për ndërhyrje të palejuar në zonë nga anëtari i mysafirëve, derisa atë në gol e konvertoi Endrit Krasniqi (63’).

Gjashtë minuta më vonë, Otto John (69’) shënoi për 7-1, derisa lojtarët e Ferizajt ishin tejet të dëshpëruar nga situata ku gjendeshin.

Për të përmbyllur këtë fitore të thellë të vendasve, u përkujdes Kreshnik Uka që realizoi në minutën e 76-të.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngritët në pozitën e tretë me 44 pikë, dy më pak se lideri Drita, gjersa Ferizaj është në vendin e 10-të me 25 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori