LAJMI I FUNDIT:

E gjithë skuadra në shitje, te Barcelona vetëm gjashtë lojtarë janë të paprekshëm

E gjithë skuadra në shitje, te Barcelona vetëm gjashtë lojtarë janë të paprekshëm

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Barcelona për edicionin e ardhshëm.

Krerët e klubit katalunas duan të ndërtojnë një skuadër të fortë për të synuar triumfin në Ligën e Kampionëve.


Situata e vështirë financiare ka bërë që Barcelona të nxjerr në shitje thuajse të gjithë lojtarët nga ekipi i parë.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se vetëm gjashtë futbollistë e kanë qëndrimin e sigurt te Barcelona, apo thënë ndryshe janë të paprekshëm.

Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Portieri Marc-Andre Ter Stegen, mbrojtësi Gerrard Pique, mesfushori Frenkie De Jong si dhe treshja sulmuese Antoine Griezmann, Lionel Messi dhe Ansu Fati janë lojtarët që nuk janë në listën e transferimeve.

Ansu Fati. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Të gjithë lojtarët tjerë të Barcelonës janë në tregun e transferimeve dhe klubi katalunas do t’i vlerësojë ofertat për ta.

Duke marrë parasysh krizën e madhe financiare që po kalon klubi, Barcelona synon që të bëjë më shumë shkëmbime gjatë afatit kalimtar veror.

Neymar, Lautaro Martinez e Miralem Pjanic janë tre objektivat kryesor të klubit, por kataluansit synojnë që këta lojtarë t’i transferojnë duke i ofruar shkëmbim klubeve si PSG, Inter e Juventus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori