LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian thotë se është ‘krenare me trupin e saj’ pas spekulimeve për shtatzëni

Kourtney Kardashian thotë se është ‘krenare me trupin e saj’ pas spekulimeve për shtatzëni
Kourtney Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)

Ajo shpesh e gjen veten ‘të sulmuar’ në rrjetet sociale, dhe së fundmi iu desh t’i hidhte poshtë pretendimet se është shtatzënë pasi kishte ndarë një fotografi në bikini ditë më parë.

Dhe Kourtney Kardashian ndau së fundmi këshillat e saj për t’u larguar nga gjërat negative me të cilat përballet vazhdimisht në internet.


Ylli televiziv, 41-vjeçe, u bashkua me shokët e saj të ekipit ‘Poosh’ për një bisedë virtuale, ku zbuloi se strategjia e saj për t’u marrë me ngacmimet në rrjetet sociale është ‘t’i vrasë njerëzit me mirësi’.

Kourtney Kardashian (Foto: Instagram)

E ulur në divan me vajzën e saj, Penelope, Kourtney tha se nuk është e lehtë të përqëndrohesh vetëm në gjëra pozitive.

“Unë shoh shumë negativitet, ka aq shumë pozitivitet gjithashtu, dhe unë mendoj se ne priremi më shumë kah gjërat negative. Vërej për veten time … si pyetjet negative më dalin, ku dua t’u përgjigjem atyre njerëzve ndonjëherë edhe më shumë sesa ato pozitive”, ka thënë Kardashian.

Kourtney Kardashian i përgjigjet fansit i cili tha se është shtatzënë: Kjo jam unë kur kam disa kile shtesë
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian i përgjigjet fansit i cili tha se është shtatzënë: Kjo jam unë kur kam disa kile shtesë

Kourtney tregon se si ajo u trajtua kohët e fundit me vërejtje për trupin e saj, pasi postoi një fotografi me bikini, madje ngjalli spekulime se është shtatzënë.

“Nuk është gjithmonë e drejtë, por ju e dini, kam vërejtur që dikush ka lënë një koment ditën tjetër, duke komentuar një foto që postova duke thënë, ‘shtatzënë, shtatzënë, shtatzënë'”, tha ajo.

“Unë komentova përsëri dhe i thashë, ‘Kjo është forma e trupit tim, unë kam fituar disa kile gjatë kësaj kohe karantine, dhe unë e dua trupin tim dhe jam krenare për këtë”.

Kourtney Kardashian (Foto: POOSH)

Kourtney është nëna e Masonit, dhjetë vjeç, Penelope, shtatë vjeç dhe Reign, pesë vjeç.

Ajo ndan tre fëmijët e saj me ish të dashurin, Scott Disick. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Magazina
Kalo në kategori