Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij.
Kurti ka thënë se Luan Haradinaj është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Ai është po ashtu edhe një prej themeluesve të mbështetjes logjistike të ardhur prej Republikës së Shqipërisë. Luan Haradinaj me veprimtarinë e tij të armatosur kundër pushtuesit, mbajti të ndezur të vërtetën e rezistencës që përshkon popullin tonë. Por, Luan Haradinaj është edhe figura e përkryer e viteve ’90”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka shtuar më tej se Luan Haradinaj ishte student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë, dhe sa herë që vinte prej Tiranës, ai nuk mund të kthehej sërish atje pa kryer së paku një aksion kundër forcave pushtuese serbe.
“Numri i aksioneve individualë të Luanit qe tashmë dyshifror. Ai është studenti-luftëtar që ka mbajtur gjallë dhe lavdishëm Kosovën. Ai ra dëshmor ndërsa ishte ende student; figurë e luftëtarit që mbetet përjetshëm i tillë; çereku i shekullit që përmbushet lavdishëm”, vijon shkrimi i tij.
“Më 6 maj 1997, Luan Haradinaj, teksa vinte prej Shqipërisë mes bashkëluftëtarëve Fehmisë, Xhevës, Abedinit dhe luftëtarëve të tjerë, ra në pritë në Qafëmullar. Dhe atë ditë u nda prej nesh. Rexhep Selimi ka dhënë përkufizimin poetik për heroin Luan Haradinaj:
Mbi ta u murose urë
pushove hapërimin
ta vigjëlosh dheun
mbi atë gur”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Parashikimi i motit për fundjavë
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë