Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Hyseni në një deklaratë për Telegrafin konfirmoi se çështja e avancimit të statusit të Kosovës do të jetë në rend dite të hënën, më 27 maj në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, punimet e së cilit sesion kanë nisur sot dhe do të vazhdojnë deri të hënën.
Hyseni në një prononcim për Telegrafin tha se delegacioni i Kosovës ka arritur të premten në mbrëmje në Sofje të Bullgarisë dhe do të merr pjesë në punimet tre ditore të sesionit pranveror të Asamblesë.
“Si rrjedhojë e vendimit të Komitetit të përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i votuar më 24 mars të këtij viti, në favor të ngritjes së statusit të delegacionit të Kosovës, ju konfirmoj se çështja e tillë është në agjendën e punimeve të Asamblesë dhe për të pritet votimi me shumicën e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s më 27 maj”, tha ai.
Deputeti nga radhët e LVV-së tha se presin epilog pozitiv dhe zyrtarizim të plotë të statusit të ri të delegacionit nga Kosova, si anëtar i asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ndryshe, në muajin mars edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë, Mimi Kodhelli në një postim në Facebook kishte treguar lidhur me procesin e votimit në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kodheli kishte njoftuar se pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë kanë arritur të votojnë në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës, avancimin e statusit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri - Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Sot mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë mblidhen liderët evropianë dhe ata të Ballkanit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

Pas takimit "kokë më kokë" me Erdoganin, Zelensky mbërrin në Tiranë

“Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Duart tuaja janë të përgjakura” – pankartë e fuqishme kundër Serbisë gjatë performancës së artistit serb në 'Eurovision 2025'

Veprim skandaloz nga Espanyoli: Lëshon ujin në fushë ndërsa lojtarët e Barcelonës ishin duke festuar titullin

Lista e fituesve të La Ligas: Të gjithë kampionët nga fillimi - shihet dominim i Barcelonës këtë shekull

Trump vlerëson ‘kulturën e pabesueshme’ të Islamit teksa zbath këpucët dhe bën një vizitë të rrallë presidenciale në një xhami në Abu Dhabi

KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri - Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre

Tifozët e Espanyolit largohen nga stadiumi dhe bëjnë thirrje që ndeshja e Barcelonës të anulohet pas një incidenti të madh jashtë stadiumit