LAJMI I FUNDIT:

Sot nis sesioni pranveror treditor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në agjendë edhe Kosova  

Sot nis sesioni pranveror treditor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në agjendë edhe Kosova  

Për tri ditë resht, më 25,26 dhe 27 maj do të mbahet sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ndërkaq referuar agjendës Kosova është në rend dite.

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të mbahet në Sofje të Bullgarisë, gjersa Kosovës pritet t’i avancohet edhe zyrtarisht statusi, nga ai vëzhgues në anëtar të asociuar.

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ish-ministrja Kodheli publikon pamje nga procesi i votimit
Lexo po ashtu Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ish-ministrja Kodheli publikon pamje nga procesi i votimit

Driton Hyseni, kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së kohë më parë në një intervistë për Telegrafin kishte njoftuar se zyrtarizmi i avancimit të statusit të Kosovës do të bëhet më 27 maj, në Sofja të Bullgarisë kur mbahet edhe sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Cili është roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilën avancoi Kosova?
Lexo po ashtu Cili është roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilën avancoi Kosova?

Ai kishte thënë se kjo paraqet një përmbushje të gjitha atyre veprimeve që kanë ndërmarrë gjatë kësaj legjislature si delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, në muajin mars kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë, Mimi Kodhelli në një postim në Facebook kishte treguar lidhur me procesin e votimit në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kodheli kishte njoftuar se pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë kanë arritur të votojnë në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës, avancimin e statusit.

Ky votim i Komisionit të Përhershëm pritet të zyrtarizohet të hënën, më 27 maj nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. /Telegrafi/