LAJMI I FUNDIT:

Cili është roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilën avancoi Kosova?

Cili është roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilën avancoi Kosova?

Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Vendimi pritet të zyrtarizohet gjatë muajit maj, ku edhe do të mbahet sesioni pranveror i kësaj asambleje.

Driton Hyseni, kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, në një intervistë për Telegrafin e ka quajtur lajm të mirë avancimin e statusit të Kosovës në këtë asamble.


“Dje morëm një lajm shumë pozitiv nga Komiteti Drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, lajm i cili na kumtoi pra vendimin e këtij Komiteti sa i takon delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, se kërkesa jonë e bërë vitin e kaluar, respektivisht në muajin shtator ka marrë votat pro dhe ka kaluar në këtë Komitet Drejtues. Zyrtarizmi do të bëhet më 27 maj, në Sofja të Bullgarisë kur mbahet edhe sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, ka thënë mes tjerash ai.

Në intervistë ai ka thënë se kjo paraqet një përmbushje të gjitha atyre veprimeve që kanë ndërmarrë gjatë kësaj legjislature si delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Për arsye se i kemi vënë vetës një qëllim si delegacion, respektivisht Kuvendi i Republikës së Kosovës, Kosova në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të jetë e përfaqësuar më denjësisht, të ketë një rol shumë më përmbajtjesor të ketë mundësi që zëri i Kosovës të dëgjohet edhe më shumë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s”.

Driton Hyseni

Hyseni pohoi se vendimi i së dielës sigurisht që tregon një avancim të statusit të këtij delegacioni në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, dhe rritjes së rolit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës në kuadër të këtij institucioni mjaft i rëndësishëm ndërkombëtar.

“Unë mendoj që tregon edhe për një hap të sigurt të institucioneve të vendit, të vendit tonë drejt integrimeve në institucionet ndërkombëtare, në mekanizmat ndërkombëtarë në këtë rast, siç është Asambleja Parlamentare e NATO-s, një institucion jashtëzakonisht kredibil dhe i cili është si të thuash i unësuar me vetë aleancën”.

Roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

“Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve partnerë të NATO-s, përfshirë edhe mysafirë dhe delegacione të tjera që mund të kenë ndonjë status tjetër. Sikur që ishte rasti me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që deri tani ishte në rolin e vëzhguesit.

Roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është që krah NATO-s të jetë zëri i saj në shtrirjen, në promovimin në ngritjen e vlerave të NATO-s nëpër parlamentet respektive të vendeve anëtare dhe vendeve partnere, por sigurisht edhe të tillat vlera të tentojë edhe t’i zgjerojë edhe t’i promovojë edhe tek vendeve vendet që janë jo anëtare të NATO-s, roli i saj është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse qëndron shumë afër vetë NATO-s”, tha ai.

Hyseni pohoi se sekretarët e përgjithshëm të NATO-s, raportojnë në baza të rregullta në asamblenë parlamentare të NATO-s.

“Unë kam qenë prezent kur disa herë me radhë zoti Stoltenberg ka qenë raportues, ka mbajtur ekspozenë e tij, sa i takon zhvillimeve më të reja të NATO-s, me qëllim që mandej Asambleja Parlamentare të NATO-s të eci paralel me NATO-n, në ngritjen e vlerave të NATO-s. Por, edhe në trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë, sidomos me zhvillimet e fundit sa i takon në luftës së Rusisë me Ukrainën në mënyrën më të mirë të synohet pra që ky konflikt të trajtohet nga NATO dhe rreziku që përbën Rusia mund të parandalohet, respektivisht të minimizohet”, tha ai.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, Hyseni tha se ka shumë sinjale pozitive.

“Si delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jemi afër të gjitha institucioneve vendore, të gjitha ministrive, të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit, le të themi, të plotë të Republikës sonë në kuadër të NATO-s dhe do të bëjmë maksimumin që edhe ato kritere teknike që kanë nevojë të përmbushim në të ardhmen, të arrijmë t’i përmbushim shpejt.

Mirëpo, ju e dini që me këto procese jashtëzakonisht rol vendimtar luan qëndrimi politik i vendeve të ndryshme dhe në këtë rast me votimin e djeshëm disi kemi marrë shumë sinjale pozitive që edhe për proceset tjera integruese ne do të kemi një një votë mirëkuptuese, një votë pro për proceset integruese që do të kalojë Kosova”, tha mes tjerash ai.

Hyseni theksoi se edhe në në zhvillimet e fundit gjeopolitike që ishin, Kosova ka reaguar në të njëjtën kohë me të gjitha vendet anëtare të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori