LAJMI I FUNDIT:

Mbahet në Pejë trajnimi në fushën e gazetarisë “Mobile Journalism”

Mbahet në Pejë trajnimi në fushën e gazetarisë “Mobile Journalism”

Në qytetin e Pejës është mbajtur trajnimi i parë në fushën e gazetarisë ‘Mobile Journalism’.

Të pranishëm ishin studentë, përfaqësues nga shoqëria civile e media lokale nga rajoni i Pejës.

Ata janë trajnuar për raportim medial dhe video gazetari mobile.

Trajnimi është dizajnuar posaçërisht për të ngritur ekspertizën në gazetari mobile (Mobile Journalism), zhvillim të përmbajtjes, prodhim të videove, monetizim të përmbajtjes dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në prodhimin mediatik.

Trajnimet zhvillohen në bashkëpunim nga Telegrafi, Pixels dhe Shqip AI.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com

Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre.

Ndërsa në fund, tri lajmet/artikujt me video më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Në ndërkohë trajnimet e radhës do të mbahen në Prizren e Gjakovë.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DË Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/