LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq, të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të cilat mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/