LAJMI I FUNDIT:

Federata Spanjolle propozon katër klubet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Federata Spanjolle propozon katër klubet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar propozimin e saj për mënyrën e ndarjes së vendeve evropiane në rast se sezoni aktual i La Ligas nuk mund të përfundojë.

Ka frikë në rritje se sezoni 2019/20 nuk do të përfundojë për shkak të pezullimit të pacaktuar të futbollit në Spanjë të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.


Sipas mediumeve Marca dhe Cadena Cope, Federata Spanjolle ka thënë se në Ligën e Kampionëve do të shkonin katër vendet e parat aktuale në La Liga.

Kur mund të rikthehet futbolli përsëri? Këtu janë datat e pesë kampionateve kryesore në Evropë
Lexo po ashtu Kur mund të rikthehet futbolli përsëri? Këtu janë datat e pesë kampionateve kryesore në Evropë

Momentalisht renditja në La Liga është: Barcelona, ​​Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad në vendin e katërt.

Kjo do të nënkuptonte se Atletico Madridi do të mbeste në Ligën e Evropës së bashku me Getafen, me të dy klubet që janë afër pozitës së katërt.

Edhe Athletic Bilbao gjithashtu do të shpërblehej me një vend të Ligën e Evropës për shkak të pjesëmarrjes së tyre në finalen e këtij sezoni në Copa del Rey, pasi kundërshtarët e tyre, Sociedadi, tashmë kanë të garantuar një pozicion evropian.

Coronavirusi: E pamundur të dihet se kur do të rikthehet futbolli
Lexo po ashtu Coronavirusi: E pamundur të dihet se kur do të rikthehet futbolli

Sidoqoftë, nëse luhet finalja e Kupës dhe Bilbao humbet, atyre nuk do t’i jepej vendi dhe në vend të kësaj do të shkonte Valencia, e cila renditet e shtata.

Ende nuk është e qartë se cili vendim do të merret për sa i përket titullit, rënies dhe inkuadrimit nga kategoria, por Federata Spanjolle duhet të komunikojë në UEFA se cilat klube do të kishin të drejtë të luanin në garat e tyre sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori