LAJMI I FUNDIT:

Blerim Destani publikon një fotografi nga adoleshenca në ditëlindjen e tij

Blerim Destani publikon një fotografi nga adoleshenca në ditëlindjen e tij
Blerim Destani (Foto: Instagram/ blerimdestani)

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, feston ditëlindjen e 39-të dhe me këtë rast e ka shpërndarë një fotografi nga vitet e adoleshencës.

“Jam i lumtur që kam pasur një fëmijëri, para se të na pushtonte teknologjia”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.


Ai ka marrë urime të shumta nga fansat dhe miqtë e tij, në mesin e të cilëve edhe personalitete të njohura shqiptare, si Taulant Xhaka, Fatos Kryeziu, Pajtim Kasami, Milot Rashica, 2po2, Lumi B, Lyrical Son, Albana Osmani, Ardian Bujupi dhe shumë të tjerë.

Nuk ka munguar edhe urimi i mikut të tij, aktorit të njohur, Xhevdat Jashari, i cili e ka publikuar një fotografi të tyre të përbashkët.

“Urime ditëlindjen Blerim, shëndet, mbarësi, dashuri edhe filma shumë!”, është përshkrimi i yllit të njohur për rolin e Arifhikmetit në serialin “O Sa Mirë”.

Blerim Destani ka lindur më 12 prill 1981 në Stolberg (afër Aachenit) në Gjermani. Fëmijërinë e ka kaluar në Tetovë, ndërsa pastaj ka jetuar dhe vepruar në Gjermani, por edhe në Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera.

Është producent dhe aktor që ka arritur të luajë në filma ndërkombëtarë. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e filmit hollivudian, “The Poison Rose”, në të cilin rolet kryesore i luajnë John Travolta dhe Morgan Freeman. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori