LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahce ia cakton çmimin Vedat Muriqit – alarmohen Tottenhami, Napoli e Lazio

Fenerbahce ia cakton çmimin Vedat Muriqit – alarmohen Tottenhami, Napoli e Lazio

Fenerbahce duket se ka vendosur që në këtë verë ta shesë Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po tregon formë të lartë në këtë edicion te skuadra turke dhe shumë skuadra i duan shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton Fotomac, skuadra nga Superliga e Turqisë është në dijeni për interesimin e madh të klubeve evropiane dhe i ka caktuar çmimin prizrenasit.


Skuadra turke po kërkon 20 milionë euro nga shitja e kartonit të 25-vjeçarit, derisa në garë për të janë Tottenham Hotspuri, Lazio dhe Napoli.

Spurs ka kohë që e duan transferimin e Muriqit, pasi Jose Mourinho e admiron shpirtin luftarak të tij.

A do të shkojë Vedat Muriqi te Lazio, përgjigjet agjenti i tij
Lexo po ashtu A do të shkojë Vedat Muriqi te Lazio, përgjigjet agjenti i tij

Së fundmi në garë për reprezentuesi tonë janë futur edhe dy skuadrat nga Serie A, derisa bomberi nga Prizreni ende nuk ka vendosur.

Muriqi deri më tani në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 25 paraqitje në ligën turke, e që pritet të ndërrojë ambient në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori