LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri thotë se LDK ka kuadro për drejtimin e qeverisë, përmend dy emra

Muhaxheri thotë se LDK ka kuadro për drejtimin e qeverisë, përmend dy emra

Kryetari i  Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, thotë se LDK ka mjaft emra për kryeministër që do të dërgonin proceset përpara.

Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në qeverinë e ardhshme kryeministri do të ketë sfida të mëdha.


Ai thotë se LDK e ka pasur Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre por në përbërjen e re të qeverisë së ardhshme duhet një kryeministër që pranon sakrifica të mëdha.

“Është vështirë të them se mund të jetë Vjosa. Do të ketë biseda të vështira. Duhet menaxhuar vendi në një krizë të madhe ekonomike”.

Muhaxheri: Rrëzimi i Qeverisë, strategji e Albin Kurtit qysh nga 6 tetori
Lexo po ashtu Muhaxheri: Rrëzimi i Qeverisë, strategji e Albin Kurtit qysh nga 6 tetori

Nënkryetari i LDK-së thotë se në LDK ka shtatë apo tetë figura që mund t’i çojë proceset përpara pa u frikësuar.

“Të gjithë ish-ministrat e LDK-së mund të jenë kryeministra. LDK ka Avdullah Hotin, Arban Abrashin e disa të tjerë”.

Muhaxheri: Deklaratat e Agim Veliut në ditën e mocionit, dëmtuan LDK-në
Lexo po ashtu Muhaxheri: Deklaratat e Agim Veliut në ditën e mocionit, dëmtuan LDK-në

Muhaxheri megjithatë thotë se zgjidhja më e mirë kalimtare do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori