LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Rrëzimi i Qeverisë, strategji e Albin Kurtit qysh nga 6 tetori

Muhaxheri: Rrëzimi i Qeverisë, strategji e Albin Kurtit qysh nga 6 tetori

Kryetari i  Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka komentuar zhvillimet në lidhje me rrëzimin e qeverisë.

Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti është pjesë e një gare që ka filluar me 6 tetor të vitit të kaluar.

Ai thotë se Vetëvendosje qysh atëherë e ka bërë projeksionin se gjoja që LDK nuk dëshiron të bëhet pjesë e strukturave për ç’kapjen e shtetit.

“Zoti Kurti tash po shihet se ka pasur projeksione për garën që do të zhvillohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muhaxheri thotë se Kurti asnjëherë nuk ishte në detyrën e kryeministrit pasi sipas tij që në ditën e parë Kurti ishte kryetar i Vetëvendosjes e jo i Qeverisë.

Nënkryetari i LDK-së thotë se vendimi i kësaj partie për mocion ishte i duhuri.

Ai thotë se edhe propozimi i Anton Qunit pak para votimit të mocionit u refuzua nga Albin Kurti.

“Kurti edhe pse u step për një çast, ai e refuzoi pasi tashmë kishte planet e tij për zgjedhje”, tha mes tjerash Gazmend Muhaxheri./Telegrafi/