LAJMI I FUNDIT:

Agjentët e De Bruyne shokojnë Cityn, kërkojnë largimin e lojtarit në verë

Agjentët e De Bruyne shokojnë Cityn, kërkojnë largimin e lojtarit në verë

Manchester City ka marrë një lajm shumë të keq, pasi mund të mbesin pa lojtarin kryesor të skuadrës në verë.

Fjala është për yllin belg Kevin De Bruyne, i cili këtë edicion ka qenë njeriu kryesor te City me nëntë gola e 20 asistime.

Mediumi anglez Express ka raportuar se agjentët e lojtarit i kanë bërë me dije Cityt se klienti i tyre do të largohet në verë, nëse vazhdon të mbetet në fuqi dënimi nga UEFA për dy vite përjashtim të kampionit anglez nga Liga e Kampionëve.


Kevin De Bruyne. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Agjentët e lojtarit e dinë se reputacioni i De Bruyne është tani në kulm dhe lojtari nuk do të mund të qëndronte tek një skuadër edhe dy vite dhe mos të kishte mundësi ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Kësisoj ata i kanë bërë të qartë klubit, se nëse nuk fitohet rasti në CAS dhe të hiqet dënimi, atëherë De Bruyne do të largohet në verë.

Ky lajm në Angli ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane që janë vënë në lëvizje për transferimin e lojtarit.

Kevin De Bruyne. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Real Madrid, Barcelona, Paris Saint Germain, Juventus dhe Bayern Munich janë skuadrat që kanë shprehur interesim për yllin belg.

Gjithsesi skuadrat e interesuara e kanë të qartë se nuk mund ta transferojnë belgun pa shpenzuar mbi 150 milionë euro për të.

De Bruyne iu bashkua Cityt në vitin 2015 për 76 milionë euro në Wolfsburg, derisa ka një kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori