LAJMI I FUNDIT:

Epidemiologu italian, Lopalco: Futbolli pa tifozë së paku deri në tetor

Epidemiologu italian, Lopalco: Futbolli pa tifozë së paku deri në tetor

Një epidemiolog në task forcën italiane ka paralajmëruar se ka të ngjarë të jetë e pamundur që turmat e tifozëve të ndjekin ndeshjet e futbollit para tetorit.

Ambiciet për të rikthyer ndeshjet në Serie A në rrugën e duhur për 2 maj, tani duken gjithnjë e më shumë të pamundura, pasi 793 persona të tjerë vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Itali.


Rreth situatës së ndeshjeve ka folur edhe epidemiologu italian, Pierlugi Lopalco, i cili beson se edhe nëse fillon futbolli, ndeshjet do të luhet me tifoz deri në tetor.

“Italia po vdes nga coronavirusi”, Serie A nuk pritet të kthehet së paku deri në qershor
Lexo po ashtu “Italia po vdes nga coronavirusi”, Serie A nuk pritet të kthehet së paku deri në qershor

“Ne duhet të jemi të qartë me njerëzit, por pa i terrorizuar ata”, ka thënë fillimisht epidemiologu Lopalco për gazetën La Repubblica.

“Mendoj se ka të ngjarë të jetë e pamundur që turmat të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit para tetorit”.

“Parashikimi im është që masat kufizuese të lëvizjes do të vazhdojnë të paktën deri në verë”.

Milani e konfirmon, Paolo Maldini dhe djali i tij rezultojnë pozitiv me coronavirus
Lexo po ashtu Milani e konfirmon, Paolo Maldini dhe djali i tij rezultojnë pozitiv me coronavirus

“Mund dhe duhet të ketë një lehtësim, kështu që ne do t’i kthehemi punës, të dalim jashtë, por gjithçka duhet të bëhet shumë ngadalë dhe me kujdes”, përfundoi ai.

Numri i të vdekurve në Itali tani ka kaluar shifrën e 4,032 njerëzve, ndërsa 16.020 gjenden në spital, nga të cilat 2.655 janë në kujdesin intensiv. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori