LAJMI I FUNDIT:

Manastir, familja pesë anëtarëshe në vend që të jenë në izolim kanë sulmuar fizikisht fqinjët

Manastir, familja pesë anëtarëshe në vend që të jenë në izolim kanë sulmuar fizikisht fqinjët

Familjes nga Manastiri, të cilët nga 14 marsi janë kthuer nga Italia, i është parashtruar kallëzim penal për mosrespektim të rekomadnimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Pesë anëtarë të familjes, sipas Prokurorisë Themelore të Manastirit, kanë kryer vepër penale dhe nuk e kanë respektuar vendimin për izolim shtëpiak prej 14 ditëve. Ata dje kanë dalë para shtëpisë së tij dhe gojarisht dhe fizikisht kanë sulmuar fqinjët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të akuzuarve u është caktuar masa e izolimit prej 14 ditësh pas ardhjes së tyre nga Italia. Ata kanë qenë të obliguar, sipas vendimeve të dhëna nga organet kompetente, që nga 14 marsi deri 27 mars të jenë në izolim shtëpiak dhe të mos lëshojnë vendbanimin e tyre në Manastir. Më 18 mars, rreth orës 12:00, megjithatë, kanë para shtëpisë së tyre, dhe gojarisht kanë sulmuar fqinjët, me çka dy të akuzuarit fizikisht kanë sulmuar fqinjët dhe ju kanë shkaktuar lëndime trupore”, shprehen nga Prokuroria.

Mosrespektimi i masave për coronavirusin rriti numrin e kallëzimeve penale në Maqedoni
Lexo po ashtu Mosrespektimi i masave për coronavirusin rriti numrin e kallëzimeve penale në Maqedoni

Nga Prokuroria shtojnë se me këto veprime, të gjithë të akuzuarit nuk kanë vepruar sipas rekomandimeve gjatë kohës së pandemisë-epidemisë së coronavirusit ndërsa Prokurori Publik parashtroi propozimin për dënim, duke propozuar që të akuzuarve t’u jepet 100 dënime ditore, ku vlera e një dënimi ditor është 20 euro në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Kronika e Zezë
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Sociale
Kalo në kategori