LAJMI I FUNDIT:

Bleona publikon klipin e ri “Haters”, iu dërgon mesazh femrave për 8 mars: Unë e shkrova këtë këngë për gratë e forta

Bleona publikon klipin e ri “Haters”, iu dërgon mesazh femrave për 8 mars: Unë e shkrova këtë këngë për gratë e forta
Foto: Bleona/YouTube

Ashtu siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Haters” titullohet kënga e re e saj, e cila është e zhanrit RnB.


Kënga është punuar nga producentë të huaj, teksa në kompozim dhe tekst ka marrë pjesë edhe vet Bleona.

“Haters” vjen edhe me një klip mjaft atraktiv, në të cilin Bleona vjen me një paraqitje tejet provokuese.

Duke qenë se kënga u publikua më 8 mars, në atë që njihet si dita e gruas në mbarë botën, këngëtarja Qereti nuk hezitoi t’u bëjë një dedikim të gjithë femrave në rrjetin social Instagram.

“Unë e shkrova këtë këngë për të gjitha gratë e forta atje! Mos lejoni askënd ose asgjë të qëndrojë midis jush dhe ëndrrave tuaja! Gëzuar 8 Marsin”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Bleona është shumë e pëlqyer për muzikën e saj nga fansat shqiptarë, njashtu edhe nga të huajt pasi tash e sa vite ajo prodhon këngë për tregun amerikan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori