LAJMI I FUNDIT:

Njomza Vitia me një video nga “Sunny Hill” uron Pavarësinë e Kosovës

Njomza Vitia me një video nga “Sunny Hill” uron Pavarësinë e Kosovës
Njomza Vitia (Foto: Instagram)

Njomza Vitia është një tjetër artiste shqiptare e cila ka pushtuar botën me zërin e saj të veçantë.

Këngëtarja, e cila me prejardhje është nga Kosova, vazhdon të korrë suksese të mëdha në Amerikë – vendin që zgjodhi për jetë dhe karrierë tashmë të bujshme.


Si shumë nga këngëtaret e tjera, edhe Njomza është përfshirë në frymën festive derisa uroi bashkëkombasit e saj në 12-vjetorin e Pavarësisë.

Ajo fillimisht publikoi një imazh të kuruar aq bukur, në të cilin shfaq flamurin kuz e zi e po ashtu edhe gjashtë yllat që janë të vendosur në flamurin e Kosovës, ndërsa më pas publikoi një video nga prezenca e saj në “Sunny Hill”.

“12 vjet nga Pavarësia, urime Kosovë”, ka shkruar krahas postimeve këngëtarja 25-vjeçare.

Edhe reperi G4shi uron Pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu Edhe reperi G4shi uron Pavarësinë e Kosovës

Ndërkohë, Vitia vitin e kaluar ishte kthyer pas shtatë vitesh në Kosovë, ku performoi në festivalin e organizuar nga Dukagjin Lipa.

View this post on Instagram

home ❤️ happy independence day KOSOVAAAA 🖤

A post shared by NJOMZA (@notnjomza) on Feb 17, 2020 at 1:11pm PST

Ajo u prit mjaft mirë nga publiku dhe kjo tanimë dëshmohet në videon që sapo ndau në rrjetet sociale. /Telegrafi/