LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Rritja e Juventusit ka ngecur, por morëm rezultat pozitiv ndaj Milanit

Sarri: Rritja e Juventusit ka ngecur, por morëm rezultat pozitiv ndaj Milanit
Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri pranon se rritja e Juventusit ka ngecur pak në tre javët e fundit dhe ekipi po pranon gola të shmangshëm, por gjithashtu pa gjëra pozitive nga barazimi ndaj Milanit në Kupën e Italisë.

Bianconerët morën një barazim 1-1 në minutat shtesë me anë të Cristiano Ronaldos, i cili zhvlerësoi golin e Ante Rebic, ndërsa Theo Hernandez u ndëshkua me të kuq.


Ky barazim i ka pëlqyer trajnerit Sarri, por jo edhe loja e ekipit të tij në këtë ndeshje dhe në javët e fundit.

Bonucci: Barazimi ndaj Milanit nuk mjafton për Juventusin
Lexo po ashtu Bonucci: Barazimi ndaj Milanit nuk mjafton për Juventusin

“Ne bëmë më mirë sa i përket pasimeve dhe të luajturi nga mbrapa, por disi çaluam në pjesën e retë të fushës. Është një proces dhe ne po vazhdojmë”, ka thënë fillimisht Sarri për Rai Sport.

“Po pranojmë gola të shmangshëm sikurse ky sot, i cili sipas mendimit tim ishte i lehtë për t’u mbrojtur. Ne po vinim nga një performancë e keqe në Verona, por morëm një rezultat pozitiv, veçanërisht pasi është ndeshja e parë”.

Sarri nuk ishte shumë i kënaqur me lojën e ekipit të tij (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ndonjëherë ne jemi shumë të ngadaltë dhe nuk duhet ta lejonim Ibrahimovicin në zonë. Prania e tij ishte thelbësore. Ne nuk ishim mjaft agresivë në mbrojtjen tonë”.

Pioli pas barazimit ndaj Juventusit: Ndihem krenar me ekipin, kam dyshime për penalltinë
Lexo po ashtu Pioli pas barazimit ndaj Juventusit: Ndihem krenar me ekipin, kam dyshime për penalltinë

“Nuk shqetësohem për formën, pasi i vetmi shqetësim i vërtetë në jetë është shëndeti juaj. Duket se do të kalojë një fazë normale, është e paimagjinueshme që një ekip të jetë një ngjitje e vazhdueshme. Ky është një sport, varet shumë nga kushtet fizike dhe psikologjike të shumë lojtarëve”.

“Rritja jonë ka ngecur pak në tre javët e fundit, pranojmë gola të shmangshëm. Duke thënë këtë, ne kemi pranuar vetëm dy më shumë sesa mbrojtja më e mirë në Serie A, kështu që nuk është aq shumë çështje”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori