LAJMI I FUNDIT:

Richardson: Gratë dhe meshkujt nuk i kanë mundësitë e barabarta

Richardson: Gratë dhe meshkujt nuk i kanë mundësitë e barabarta

Fuqizimi ekonomik, parandalimi dhe ulja e rasteve të dhunës, eliminimi i diskriminimit gjinor, vazhdojnë të jenë disa nga sfidat më të mëdha për gratë në Kosovë. Shqetësim i madh mbetet roli i tyre në vendimmarrje në institucionet publike, e mos trajtimi i barabartë edhe nga vet shoqëria.

Kështu u tha sot në debatin publik me temën “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”, organizuar nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci, me ç’rast u kërkua të drejtat e grave të vihen në prioritet e secilës qeveri dhe institucion shtetëror.


Njomza Emini, drejtoreshë e Forumit për Udhëheqje dhe Diplomaci, tha se përfaqësimi i OKB-së nga një grua si Ulrika Richardson, do të thotë shumë për gratë dhe promovimin e të drejtave të tjera.

Sipas saj, nëse krijohen mundësi të barabarta atëherë është e mundur që të realizohet pjesëmarrja më e madhe e grave në qeveri.

“Një grua që është shembulli më i mirë për të gjithë ne që punojmë në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në Kosovë…mesazh, që nëse krijohen mundësi të barabarta për gratë dhe burrat është e burrat të mundësohet potenciali i plot dhe të ketë pjesëmarrje efektive në qeverisje dhe ekonomi në pozita më të larta. Ulrika promovon gratë si pasuri dhe burim i madh”, tha Emini.

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson tha se para 25 vjetësh gjendja e grave në shoqëri nuk ishte kështu, sipas saj tash mbi 30 për qind të grave janë të përfshira në vendimmarrje. Megjithatë, sipas saj nuk është bërë mjaftueshëm dhe ende nuk ka barazi mes dy gjinive.

“Është me rëndësi të dimë që nuk kemi bërë zhvillim të mjaftueshëm…Gratë dhe meshkujt nuk i kanë mundësitë e barabarta dhe shumë nga ju, jam e bindur që ju flisni për këto, luftoni për këto gjëra. Ndoshta do të mund të keni vërejtur që në çdo fushë mund të shohim dallimin e vendeve që kanë zënë meshkujt dhe ato që i kanë zënë femrat. Nuk ka barazi dhe duhet të pranojmë, është e vështirë, duhet të dalim me argumente që jetojmë në një botë jo të barabartë. Natyrisht që ka përparim dhe është shumë më mirë tani. Ka më shumë meshkuj që e kanë kuptuar që nuk është puna që ta kemi gjithë pushtetin. Bota nuk do të ishte më e mirë nëse vetëm një gjini e ka gjithë pushtetin”, tha Richardson.

Krahas kësaj, Richardson tha se mbizotëron kultura mashkullore në vend, sipas saj gratë janë ato që shpenzojnë më shumë kohë në shtëpi, dhe ballafaqohen me problemet në familje. Mes tjerash, ajo tha se meshkujt duhet të kuptojnë që një pjesë e pushtetit i takon grave.

Rozafa Ukimeraj nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, e cila është sekretarja e vetme grua në këtë institucion, tha se sfida më e madhe në vend vazhdon të jetë fuqizimi ekonomik i grave në vend.

“Janë tri aspekte që duhet t’i adresojmë si sfida kryesore për përfaqësimin e barabartë gjinor, e para është sigurisht fuqizimi ekonomik i grave, duke hapur më shumë mundësi për të rritur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. E dyta është parandalimi dhe ulja e dhunës kundër grave, eliminimi i diskriminimit gjinor në arsim, shëndetësi, media dhe shoqëri në përgjithësi. Dhe e treta sigurisht është rritja e pjesëmarrjes së grave në pjesëmarrje në organizmat vendimmarrës, përfaqësimi i barabartë në institucionet e nivelit qendror dhe lokal në pozita menaxheriale dhe profesionale në të gjitha strukturat e administratës duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e forcave policore dhe të armatosura”, tha Ukimeraj.

Në këtë debat publik u tha se të drejtat e grave duhet të vihen në prioritetet e secilës qeveri dhe institucion shtetëror. Po ashtu u kërkua angazhim mbarëshoqëror për të eliminuar diskriminimin në baza gjinore. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori