LAJMI I FUNDIT:

Arsenali arrin marrëveshje me Flamengon, Pablo Mari zyrtarizohet së shpejti

Arsenali arrin marrëveshje me Flamengon, Pablo Mari zyrtarizohet së shpejti

Arsenali thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje huazimi me detyrim blerje për mbrojtësin spanjoll Pablo Mari nga Flamengo.

Sipas gazetës AS, Mari do të kalojë te Arsenali si huazim gjashtëmujor deri në fund të sezonit aktual përpara se transferimi të bëhet i përhershëm në verë për shifrën e detyrueshme prej 11 milionë eurosh.


Kampioni brazilian dhe ai i Amerikës së Jugut, Flamengo, kanë konfirmuar tashmë ardhjen e zëvendësimit të Mari, me Leo Pereira që iu bashkua të martën nga Athletico Paranaense.

Arsenali shumë afër transferimit të spanjollit - por kush është Pablo Mari?
Lexo po ashtu Arsenali shumë afër transferimit të spanjollit - por kush është Pablo Mari?

Pablo Mari filloi karrierën e tij në Real Mallorca para se të transferohej në Gimnastic Tarragona, por në vitin 2016 ai u bashkua me Manchester Cityn, përpara se të huazohej shumë herë, derisa të bashkohej me Flamengo në një marrëveshje të përhershme verën e kaluar.

26-vjeçari kaloi sezonin e kaluar si huazim në Deportivo La Coruna, ku bëri 38 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që humbi ‘finalen’ e play-offit kundër Real Mallorca.

Ai bëri dy paraqitje si zëvendësues në La Liga për Mallorcan në sezonin 2011/12 dhe gjithashtu ka kaluar kohë edhe në Girona dhe NAC Breda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori