LAJMI I FUNDIT:

Arsenali shumë afër transferimit të spanjollit – por kush është Pablo Mari?

Arsenali shumë afër transferimit të spanjollit – por kush është Pablo Mari?

Arsenali është shumë afër të transferojë mbrojtësin qendror të Pablo Mari nga Flamengo.

Mediat në Brazil raportojnë se The Gunners do të transferojnë spanjollin për një shumë rreth dhjetë milionë euro, derisa korrespodenti i Goal.com, Chalres Watts beson se marrëveshja do të kryhet fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Mikel Arteta po tenton të forcojë më shumë fazën defanzive, shkaku i lëndimeve, por edhe disa lojtarëve që nuk po i përshtaten filozofisë së lojës së tij.

Mari in action for Flamengo

Por, kush është Mari? Emri i tij është i njohur në Angli, pasi në vitin 2016 ishte bërë pjesë e Manchester Cityt.

26-vjeçari kishte bërë një paraqitje nën urdhrat e Pep Guardiolas, mirëpo në vitin 2019 u pajtua që të largohej nga Evropa, një largim që me të vërtetë i ka sjell shumë fryte.

Image result for pablo mari manchester city

Mari ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në sezonin e kaluar për Flamengon, derisa fituan titullin e ligës braziliane dhe fituan Copa Libertadores.

Spanjolli luajti plotë 90 minuta kundër River Plates, e të njëjtën gjë e bëri edhe kundër Liverpoolit në Kupën e Botës për klube.

Sipas WhoScored, Mari është një lojtar shumë i zoti dhe ka një aftësi të mirë për ta mbajtur topin në këmbë, madje njihet edhe për bllokimet e tij, por që duhet të punojë në pjesën ofanzive.

Arsenali favorit për transferimin e Lemarit
Lexo po ashtu Arsenali favorit për transferimin e Lemarit

Stili i tij i lojës është që të luajë më shumë me topa të gjatë dhe të bëjë ndërhyrje vendimtare, por mund mos të jetë i mençur sa Shkodra Mustafi.

Arteta duket se ka gjetur një mbrojtës qendror mjaftë stabil, në mënyrë që t’u zgjidh problemet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori